Këngëtarja Rita Ora rrëmben gjithnjë vëmendjen e ndjekësve të saj në rrjetet sociale.

Ajo është shumë aktive, duke ndarë me fansat shpesh momente të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.


Së fundmi, ajo ka publikuar disa fotografi të reja në Instagram, ku shfaqet mjaft me stil në ngjyrën e portokalltë.

Rita ka pozuar pranë një peme me mandarina, ndërsa ka dhënë një mesazh të fuqishëm për gratë.

"GRUAJA - të enjteve ne kapim atë që duam dhe përgatitemi për fundjavën...", ka shkruar Ora.

Ndryshe, javë më parë ajo bëri të ditur se ka nisur punën për këngën e saj më të re. /Telegrafi/