Me një fustan transparent, Heidi Montag tërheq vëmendjen me kopertinën provokuese të albumit të ri “Masterpiece”


Heidi Montag është gati të rikthehet fuqishëm në muzikë dhe nuk ka kaluar pa u vënë re.
Ylli 39-vjeçar ka zgjedhur një paraqitje tejet provokuese për kopertinën e albumit të saj të tretë në studio, “Masterpiece”, ku shfaqet me një fustan transparent prej rrjete mbi trupin e zhveshur.
Artistja e konsideron projektin e ri si kulmin e karrierës së saj muzikore. Sipas saj, “Masterpiece” përfaqëson vizionin e saj të realizuar plotësisht dhe një punë në të cilën ka investuar kreativitetin dhe energjinë gjatë vitit të kaluar. “Ky është arti im dhe kryevepra ime”, është shprehur ajo.

Karriera muzikore e Heidi Montag ka pasur ulje-ngritje që nga albumi i saj debutues “Superficial” në vitin 2010, shkruan DailyMail.
Edhe pse fillimisht nuk pati sukses komercial, albumi fitoi me kalimin e viteve një bazë besnike fansash, ndërsa kënga “I’ll Do It” u bë virale në TikTok, duke grumbulluar qindra milionë dëgjime dhe madje mori edhe një version të ri me Pitbull.

Vitet e fundit, muzika e saj ka njohur një ringjallje të papritur.
Pas zjarreve që shkatërruan shtëpinë e familjes së saj në Los Angeles, interesi për albumin “Superficial” u rrit ndjeshëm, duke e rikthyer atë në klasifikimin Billboard 200, 15 vite pas publikimit.
“Masterpiece”, i cili do të publikohet më 26 qershor, përfshin këngë si “Icon”, “Supermodel”, “Step On The Gas”, “IV Drip” dhe “Ex Machina”.
Ndërkohë, Heidi po përgatitet edhe për performancën e saj në festivalin “Neon Skies” në Kanada, ku do të ngjitet në skenë së bashku me Kesha dhe Slayyyter. /Telegrafi/













































