LAJMI I FUNDIT:

Reali uron ‘golashënuesin më të mirë në histori’ – Cristiano Ronaldo

Reali uron ‘golashënuesin më të mirë në histori’ – Cristiano Ronaldo
(Foto: Instagram/cristiano/Twitter)

Real Madridi i ka dërguar një mesazh urimi ish-numrit 7, Cristiano Ronaldo, i cili është bërë golashënuesi më i mirë në histori të futbollit.

Superylli i Juventusit i shënoi edhe dy gola të tjerë në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë kundër Interit, duke iu hakmarrë kështu Nerazzurrëve për humbjen në Serie A.
Në këtë mënyrë, ai e ka ngritur në 763 numrin e golave në karrierë dhe Marca ka raportuar se ish-sulmuesi i Los Blancos ka shënuar më shumë gola se çdo futbollist tjetër.

Dhe për këtë arritje ka reaguar Reali përmes një postimi duke e uruar Ronaldon: “Golashënuesi më i mirë në histori të klubit tonë dhe tash në botën e futbollit. Urime, Cristiano”.

Megjithatë, diskutimi është duke vazhduar prej se Ronaldo i theu të gjitha rekordet gjatë muajit janar.

Reagimi i Ronaldos në momentin e zëvendësimit dhe sqarimi i Pirlos
Lexo po ashtu Reagimi i Ronaldos në momentin e zëvendësimit dhe sqarimi i Pirlos

Derisa shifrat zyrtare janë ndryshe dhe sipas tyre, Josef Bican ka shënuar vetëm 759 gola, Federata Çeke e Futbollit ka reaguar duke thënë se ai ka shënuar 851 gola. Në anën tjetër, Pele disa javë më parë kishte përditësuar të dhënat e tij duke deklaruar se ka shënuar 1.283 gola gjatë karrierës si futbollist. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Sir Alex Ferguson nuk i foli asnjëherë lojtarit që ishte blerja e tij e fundit tek Man United

Sir Alex Ferguson nuk i foli asnjëherë lojtarit që ishte blerja e tij e fundit tek Man United

Premier League
Brenda botës së çmendur të Fenerbahces, klubit të ri të Jose Mourinhos - tifozë të trazuar, lojtarë që po largohen dhe huliganë famëkeq

Brenda botës së çmendur të Fenerbahces, klubit të ri të Jose Mourinhos - tifozë të trazuar, lojtarë që po largohen dhe huliganë famëkeq

Ligat tjera
Marco Reus dëshironte profesion si pilot, por u frymëzua nga ylli i Arsenalit - legjenda e Borussia Dortmund kërkon një fund përrallor

Marco Reus dëshironte profesion si pilot, por u frymëzua nga ylli i Arsenalit - legjenda e Borussia Dortmund kërkon një fund përrallor

Liga e Kampionëve
Pesë lojtarët që Mourinho mund të nënshkruajë për të ndërtuar një formacion të përsosur te Fenerbahce

Pesë lojtarët që Mourinho mund të nënshkruajë për të ndërtuar një formacion të përsosur te Fenerbahce

Ligat tjera
Shefi i Dortmundit me deklaratë bombastike: Reali ka paguar më shumë se 103 milionë euro për Bellingham

Shefi i Dortmundit me deklaratë bombastike: Reali ka paguar më shumë se 103 milionë euro për Bellingham

La Liga
“Më ka ndodhur shumë herë”, Ancelotti shpjegon pse largimi i Xavit është i mirë për legjendën e Barcelonës

“Më ka ndodhur shumë herë”, Ancelotti shpjegon pse largimi i Xavit është i mirë për legjendën e Barcelonës

La Liga
Kalo në kategori