LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi synon të bëjë ‘çmenduri’ për të transferuar Sonin nga Tottenhami

Real Madridi synon të bëjë ‘çmenduri’ për të transferuar Sonin nga Tottenhami

Real Madrid thuhet se e ka identifikuar Heung-min Sonin si një objektiv kyç këtë verë, ndërsa ata kërkojnë të forcojnë opsionet e tyre sulmuese.

Koreano-jugori shijoi një vit të spikatur në Ligën Premier për Tottenhamin – duke shënuar 23 gola në rrugën e tij drejt këpucës së artë, e cila u nda me sulmuesin e Liverpoolit, Mohamed Salah.


Sipas gazetarit Rudy Galetti, Real Madridi është duke e monitoruar atë pas formës së tij mbresëlënëse dhe së shpejti mund të bëjë ofertë për të.

Koreja e Jugut fitoi këpucën e artë së bashku me Mohamed Salah sezonin e kaluar

Carlo Ancelotti, pasi shijoi triumfin e tij të dytë në Ligën e Kampionëve si trajner me Real Madridin – dhe i katërti në total – do të kërkojë të forcojë opsionet e tij këtë verë pas një numri largimesh.

Të dy Gareth Bale dhe Isco u larguan pas skadimit të kontratave të tyre dhe ka sugjerime që edhe Marco Asensio do të ndjekjë një rrugë të tillë, me Liverpooin dhe Milanin që thuhet se janë të interesuar.

Pasi kishte ndjekur Kylian Mbappen për kaq shumë kohë, Real Madridi mbeti në udhëkryq pasi francezi vendosi të qëndronte në Paris Saint Germain.

Son nënshkroi një kontratë të re vetëm verën e kaluar dhe ka treguar se është i përkushtuar ndaj Spurs

Klubi tani është detyruar të kërkojë alternativa dhe sulmuesi i Spurs mund të jetë opsioni perfekt.

23 golat e tij ishin jashtëzakonisht me ndikim për të siguruar që skuadra e Antonio Contes të mposhtte rivalët e hidhur Arsenalin për të përfunduar në vendin e katërt.

Son nënshkroi një kontratë të re me Spurs verën e kaluar duke e rinovuar të paktën deri në vitin 2025. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Premier League
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në futboll

Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në futboll

Ndërkombëtare
Kalo në kategori