LAJMI I FUNDIT:

Raporti special i DailyMail për Rita Orën: Brenda shtëpisë luksoze të familjes Ora që vajza e tyre e bleu dhuratë për prindërit e saj

Raporti special i DailyMail për Rita Orën: Brenda shtëpisë luksoze të familjes Ora që vajza e tyre e bleu dhuratë për prindërit e saj

Në vitin 2014, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, u kishte blerë një shtëpi luksoze prindërve të saj, në vlerë 1.3 milionë funte.

Shtëpia me gjashtë dhoma gjumi në Londër, sigurisht që ka shkuar në duart e duhura, pasi nëna e saj Vera dhe babai Besniku, e kanë rinovuar atë dhe i kanë dhënë një pamje edhe më luksoze.


Kjo është një nga pamjet më luksoze në shtëpinë e Rita Orës (Foto: Besnik Ora/Instagram)

Kjo shtëpi e familjes Ora tani karakterizohet nga shkallë me rrethoja prej ari, piktura seksi, mobilje të rehatshme dhe një kopsht të madh për shëtitje.

Rita në atë kohë kishte treguar se sa e emocionuar ndihej që u kishte dhuruar më në fund prindërve të saj një shtëpi, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Rita Ora ka zbuluar përmes postimeve në rrjetet sociale disa nga ambientet e shtëpisë së saj luksoze në Londër (Foto: Rita Ora/Instagram)

Ajo ishte shprehur për Radio Free duke thënë: “Unë mendoj se e kam përfunduar misionin tim duke iu dhuruar një shtëpi luksoze prindërve të mi. Ata kanë nevojë për të më shumë se unë. Pasi unë nuk jam kurrë me të vërtetë në të njëjtin vend gjithmonë”.

“Unë jam kthyer në një katror lëvizëz, ​​por të paktën prindërit e mi kanë një vend”, kishte thënë tutje këngëtarja shqiptare.

Edhe përmes postimeve të nënës së Ritës në Instagram, shpesh mund të vërehen ambiente luksoze të shtëpisë së tyre (Foto: Vera Ora/Instagram)

Ora ka qenë në gjendje të dëshmojë transformimin mahnitës të shtëpisë së saj, pasi ajo festoi Krishtlindjet në shtëpi së bashku me miqtë dhe familjen, dhe shpesh qëndron atje kur nuk është duke udhëtuar.

Rita ka folur edhe më parë për gjendjen e prindërve të saj, të cilët erdhën në Britani të Madhe si refugjatë nga Kosova.

Ata u shpërngulën në Londrën Perëndimore, dhe Rita ndoqi mësimet në shkollën “Sylvia Young” si një adoleshente, nnë të njëjtën kohë që mamaja e saj, Vera, po përballej me kancerin e gjirit.

Nëna e këngëtares Rita Ora, Vera Sahatçi – Ora (Foto: Vera Orta/Instagram)

Përveç banesës, Vera dhe Besniku, tani gëzojnë pushimet luksoze në mbarë botën dhe karriget në zonën VIP në ngjarje të pabesueshme, siç është rasti i fundit në shfaqjen e modës në “Victoria’s Fashion Show”.

Duke folur për standardin e fëmijërinë e saj, Rita kishte thënë: “Ne jetuam në Earls Court, në Rrugën e Vjetër Brompton. Një dhomë për të katër ne, motra ime [Elena] më ka bezdisur duke bërë detyrat në tryezë kur po përpiqesha të flija”.

Vëllai i saj Don lindi në vitin 1998, dhe familja u zhvendos në veri të Kensal Rise, kur babai i saj bleu një lokal.

Familja e Rita Orës tani jetojnë në një shtëpi luksoze të blerë nga vet Rita (Foto: Vera Ora/Instagram)

Sipas gazetës, prindërit e Rita punuan shumë për të arritur qëllimet e tyre, ku si shembull mund të merret nëna e saj e cila ka studiuar mjekësi gjatë ditës, dhe punonte si kamariere për t’i ndihmuar bashkëshortit në lokalin e tij; ajo tani punon si psikiatre e NHS.

Përpjekjet e para të Ritës për të kënduar përfshinin mbrëmjet muzikore në lokalin e babait të saj. Ajo ishte rreth 15 vjeçe, kur nëna e saj u godit nga kanceri i gjirit. Rita ndaloi së shkuari në shkollë për të mbështetur nënën e saj, e cila bëri një rimëkëmbje të plotë.

Më vonë reperit me famë botërore, Jay-Z, i prezantohet Rita përmes menaxherit të saj, Sarah Stennett, i cili gjithashtu menaxhon emrat e njohur si: Ellie Goulding, Jessie J dhe Conor Maynard e shumë të tjerë në listën e talenteve të tij.

Rita Ora (Foto: Ryan Pierse/Getty Images/Guliver)

Kështu, këngëtarja shqiptare nënshkroi kontratë me gjigantin e muzikës, Roc Nation, brenda 48 orëve pas prezantimit.

Pasi u fsheh në një studio regjistrimi në New York për të përsosur vokalin e saj, Rita u bë një talent i zbuluar për botën në vitin 2012 duke kënduar hitin “R.I.P” – këngë kjo e cila u rendit e para në top listat ndërkombëtare.

Rita Ora (Foto: Thomas Concordia/Getty Images/Guliver)

Më pas pasuan hitet tjera si “How we do”, “Shine Ya Light” (Kënga për Kosovën) dhe “Radioactive”, si dhe shfaqjet në festivale dhe disa turne në Mbretërinë e Bashkuar.

Talenti i saj u konfirmua kur Rita Ora u nominua për tri çmime në BRIT Awards 2013, ndërsa sot është një prej emrave më të famshëm në rrafshin ndërkombëtar. /Telegrafi/

Rita Ora (Foto: Matt Winkelmeyer/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit

'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit "Me Gjylën"

Magazina
Erjola bërtet e frikësuar, çfarë hyri brenda në shtëpinë e BBVA-s?

Erjola bërtet e frikësuar, çfarë hyri brenda në shtëpinë e BBVA-s?

Magazina

"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Festojnë ditëlindjen në të njëjtën ditë, Arbana Osmani me një dedikim tejet prekës për Eduardin

Festojnë ditëlindjen në të njëjtën ditë, Arbana Osmani me një dedikim tejet prekës për Eduardin

Magazina
Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 - mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella

Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 - mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella

Magazina
Kalo në kategori