LAJMI I FUNDIT:

Ramadani thotë se gjithçka ishte gabim në derbi duke filluar nga ai

Ramadani thotë se gjithçka ishte gabim në derbi duke filluar nga ai
(Foto: Facebook/SC Gjilani)

Trajneri i Gjilanit, Zekirija Ramadani, e ka shprehur zhgënjimin e tij pas humbjes në derbin e zjarrtë lokal nga Drita.

‘Intelektualët’ fituan me rezultat 4-1 përballë rivalit lokal me het-trikun e Marko Simonovskit dhe një gol të Blend Baftiut, derisa për ‘Skifterat’ shënoi Baton Zabërgja.


Në deklaratën e tij për Art Sport, Ramadani ka thënë se gjendja psikologjike e lojtarëve të tij nuk është në nivelin e duhur.

Sipas tij, skuadra që drejton nuk ishte në element të mërkurën dhe gjithçka që bënë ishte e gabuar duke filluar nga vet ai.

Ai ka pohuar se edhe përzgjedhja në formacion ishte e gabuar, njësoj sikurse qasja në këtë sfidë.

Drita nënshtron Gjilanin në derbin e Anamoravës
Lexo po ashtu Drita nënshtron Gjilanin në derbin e Anamoravës

Trajneri ka pohuar se humbja në derbi është ngarkesë më e larta dhe se orari është shumë i ngarkuar.

Theksojmë që Drita dhe Gjilani ndajnë kreun e tabelës në Superligën e Kosovës në futboll me nga 14 pikë.