LAJMI I FUNDIT:

Publikohen pamjet tronditëse – momenti kur një repere e famshme qëlloi me armë menaxherin e saj në Miami

Publikohen pamjet tronditëse – momenti kur një repere e famshme qëlloi me armë menaxherin e saj në Miami

Një video e re e publikuar në rrjete sociale tregon momentin kur një repere vrau për vdekje menaxherin e saj muajin e kaluar në Wynwood.

Videoja, e siguruar ekskluzivisht nga NBC6, tregon një grua që policia e identifikoi si Kevhani Camilla Hicks, duke qëlluar për vdekje personin në fjalë më 9 tetor.


Hicks, 27 vjeçare, po përballet me një akuzë për vrasje të shkallës së dytë për të shtënat fatale.

Foto: Screenshot/YouTube

Videoja zbulon atë dhe një burrë tjetër duke u grindur pranë një makine të bardhë.

Më pas, videoja e tregon atë duke shikuar në një çantë dhe duke nxjerrë një armë dhe duke hapur zjarr disa herë.

Foto: Screenshot/YouTube

Viktima shihet duke vrapuar dhe duke u rrëzuar në rrugë, ndërsa Hicks i afrohet dhe vazhdon të qëllojë drejt tij.

Sipas një raportimi, oficerët e policisë së Majamit iu përgjigjën një alarmi ShotSpotter në bllokun 2400 të Northwest 2nd Avenue, pranë Wynwood Walls dhe gjetën njeriun që u qëllua disa herë të shtrirë në tokë dhe Hicks me lëndime të forta aty pranë.

Foto: Screenshot/YouTube

Burri, identiteti i të cilit nuk u bë i ditur, vdiq nga plagët e marra. Hicks gjithashtu u shtrua në spital para se të lirohej dhe të intervistohej nga policia.

Në intervistën e saj në polici, reperja u tha detektivëve se ajo ishte përfshirë në një mosmarrëveshje verbale me menaxherin e saj, e cila u përshkallëzua shpejt dhe u shndërrua në fizik, thuhet në raport.

Ajo u arrestua dhe u fut në burg. Ajo pritet të lirohet së shpejti me një garanci prej 50 mijë eurosh plus arrest shtëpie. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Monika Salihu: Mbrëmjen që jam eliminuar, nuk erdhi askush nga familjarët të më merrte

Monika Salihu: Mbrëmjen që jam eliminuar, nuk erdhi askush nga familjarët të më merrte

Magazina
Linda Halimi befason me deklarata të tjera: Lumbardhi i ka shkruar vëllait tim, i ka kërkuar që unë të mos e ngacmoj në BBVK

Linda Halimi befason me deklarata të tjera: Lumbardhi i ka shkruar vëllait tim, i ka kërkuar që unë të mos e ngacmoj në BBVK

Magazina
E mbuluar dhe me kurorën e

E mbuluar dhe me kurorën e "miss"-it, publikohen të tjera fotografi të Kaderit nga e kaluara ku dukej shumë më ndryshe

Magazina
Sherr në Big Brother VIP Kosova 2? Alaudin Hamiti del me një sqarim

Sherr në Big Brother VIP Kosova 2? Alaudin Hamiti del me një sqarim

Magazina
Mostransparencë me publikun - Santiana merr mesazh nga i dashuri në dhomën e rrëfimit?

Mostransparencë me publikun - Santiana merr mesazh nga i dashuri në dhomën e rrëfimit?

Magazina
“Shko bërtiti gruas tënde se po flet palidhje”, degradon debati mes Bucit dhe Adrit në BBVK

“Shko bërtiti gruas tënde se po flet palidhje”, degradon debati mes Bucit dhe Adrit në BBVK

Magazina
Kalo në kategori