LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i UEFA-s, Ceferin flet për të gjitha – Nga zhgënjimi i tij deri tek gabimi i klubeve të Superligës Evropiane dhe pasojat që do kenë

Presidenti i UEFA-s, Ceferin flet për të gjitha – Nga zhgënjimi i tij deri tek gabimi i klubeve të Superligës Evropiane dhe pasojat që do kenë

Presidenti Aleksander Ceferin ka thënë se UEFA ende është duke folur me ekipin ligjor dhe pret që ekipet e shkëputura do të kuptojnë gabimin e tyre dhe do të vuajnë pasojat.

I pari i UEFA-s mbrojti pronarët amerikanë që nuk morën pjesë në projektin e Superligës Evropiane.


“Unë fola me pronarët e Romës dhe Marseille, të cilët janë miliarderë amerikanë dhe kanë deklaruar publikisht se ata kurrë nuk do të hynin në një ligë të tillë, sepse ata respektojnë tifozët dhe traditën e klubeve të tyre”, ka thënë fillimisht Ceferin për 24ur.

“Është e padrejtë të thuash që pronarët amerikanë janë të ndryshëm, edhe nëse është e vërtetë që sistemi i tyre sportiv është i ndryshëm”.

UEFA del me njoftim pas shpërbërjes së Superligës Evropiane
Lexo po ashtu UEFA del me njoftim pas shpërbërjes së Superligës Evropiane

Ceferin u pyet se çfarë do të ndodhë më pas, teksa nuk hezitoi të tregoj planet.

“Ne do të flasim për futbollin, por në takime, unë do të vendos se kush ulet pranë meje. Kështu që, mund ta vendos dikë pak më larg”.

“Nëse këto klube dëshirojnë të luajnë përsëri në konkurrencën tonë, ata do të duhet të na afrohen dhe ne do të duhet të vlerësojmë se çfarë ka ndodhur, por unë nuk dua të hyj në detaje, pasi ne ende po flasim me ekipin tonë ligjor”.

Superliga Evropiane e suspenduar: Përse u tërhoqën klubet angleze dhe çfarë më pas për ta në UEFA
Lexo po ashtu Superliga Evropiane e suspenduar: Përse u tërhoqën klubet angleze dhe çfarë më pas për ta në UEFA

“Unë do të thosha që klubet angleze kanë marrë një vendim shumë të mirë dhe ne do ta marrim parasysh atë”.

“Ata e pranuan gabimin e tyre dhe e kuptuan se ishin gabim. Të gjithë bëjmë gabime. Në një farë mënyre, unë isha i zhgënjyer nga të gjithë, por duhet të them se ndoshta Barcelona është ajo që më zhgënjeu më pak”.

“Presidenti Joan Laporta u zgjodh vetëm kohëve të fundit dhe unë fola me të dy ose tre herë. Ai ishte nën një presion të madh për shkak të situatës financiare që trashëgoi. Kjo ndodh kur ju paguani shumë lojtarë dhe nuk merrni rezultate”.

“Shikoni Bayern Munichun: ata nuk kanë borxhe dhe kanë fituar Ligën e Kampionëve. Unë isha në kontakt të vazhdueshëm me drejtorin e Bayernit Karl-Heinz Rummenigge dhe Joachim Ëatzke të Borussia Dortmund”.

“Ata më ndihmuan shumë, si dhe Presidentin Nasser Al-Khelaifi, i cili logjikisht duhet të kishte qenë një nga të parët që merr pjesë në Superligën Evropiane”.

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez këmbëngul se Juventusi dhe Milani nuk e kanë lënë projektin e Superligës dhe dëshiron ta ndryshojë projektin.

Perez këmbëngul se klubet ende nuk janë larguar nga Superliga Evropiane, shton se kontratat janë të qarta dhe tregon si u zgjodhën 12 klubet themeluese  
Lexo po ashtu Perez këmbëngul se klubet ende nuk janë larguar nga Superliga Evropiane, shton se kontratat janë të qarta dhe tregon si u zgjodhën 12 klubet themeluese  

“Sot, një klub më dërgoi orarin e ndeshjeve të Superligës. Ishte qesharak, sepse vetëm Real dhe Juventus luajnë çdo ditë”.

“Ne do të shohim se çfarë do të ndodhë javën tjetër. Shumë gjëra kanë ndodhur 24 orë pas kongresit, por pres më shumë lajme deri të premten”.

“Mendoj se ata që pretendojnë të jenë plotësisht të qetë në këtë situatë nuk po thonë të vërtetën. Situata është shumë e komplikuar për ta dhe jo për UEFA-n, e cila ka 235 nga 247 klube në krah”.

Mësohen rezultatet e votave të tifozëve të 12 klubeve që themeluan Superligën Evropiane – të gjitha tifozëritë kundër, përveç njërës
Lexo po ashtu Mësohen rezultatet e votave të tifozëve të 12 klubeve që themeluan Superligën Evropiane – të gjitha tifozëritë kundër, përveç njërës

“Në të vërtetë, 244 klube. Ata janë të gjithë me ne. Dje kam marrë mesazhe me tekst mbështetjeje nga pothuajse çdo klub në Evropë”.

“Pra, tani presim që të gjithë ta kuptojnë gabimin e tyre dhe të vuajnë pasojat. Ne do të flasim për të javën tjetër”, përfundoi presidenti i UEFA-s. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Arsenali mendon ofertat për Guimaraes dhe Luiz – kjo pasi alternativa kryesore e tyre pëlqen Barcelonën dhe Bayern Munichun

Arsenali mendon ofertat për Guimaraes dhe Luiz – kjo pasi alternativa kryesore e tyre pëlqen Barcelonën dhe Bayern Munichun

Premier League
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori