LAJMI I FUNDIT:

Premtimi gjigant i kandidatit për president të Barcelonës, Freixa: Nëse fitoj unë, i transferoj tre top lojtarë

Premtimi gjigant i kandidatit për president të Barcelonës, Freixa: Nëse fitoj unë, i transferoj tre top lojtarë

Kandidati për president i Barcelonës, Toni Freixa ka zbuluar se ka arritur një marrëveshje me një investitor për të kontribuar 250 milionë euro, të cilat mund të përdoren për të sjellë lojtarë të rinj.

Në fakt, ai shkoi një hap më tej dhe madje pranoi se cilat zona të skuadrës po shikojnë të forcojnë.


“Ne kemi punuar për ca kohë tani dhe mund të themi se kemi arritur një marrëveshje me një investitor i cili do të kontribuojë 250 milionë [euro] për Barcelona Coporate, i cili përbëhet nga katër linja biznesi, në këmbim të 49 për qind”, ka thënë Freixa për RAC1.

Të gjithë kandidatët për president të Barcelonës pajtohen njëzëri rreth të ardhme së Messit: Argjentinasi duhet të qëndrojë në Camp Nou
Lexo po ashtu Të gjithë kandidatët për president të Barcelonës pajtohen njëzëri rreth të ardhme së Messit: Argjentinasi duhet të qëndrojë në Camp Nou

“Megjithëse së pari do të duhet të kalojë përmes Asamblesë. Ne do të kemi fonde për përmirësimin e situatës ekonomike në mënyrë që të mund të marrim vendime sportive. Dhe në 2021/22 ne do të përfshijmë tre super yje: dy në sulm dhe një në mbrojtje”.

Kur u pyet nëse Ronald Koeman do të ishte në favor të këtyre shtesave, 52-vjeçari ishte i qartë.

“Është e pamundur që Koeman të mos i pëlqejë ata. Ata janë lojtarë unikë”, shtoi ai.

“Koeman do të jetë trajner deri në fund të kontratës së tij [30 qershor 2022], pa asnjë dyshim. Dhënia e stabilitetit për trajnerin dhe ekipin gjithmonë shpaguhet”.

Freixa u pyet nëse Erling Haaland apo Kylian Mbappe mund të prezantoheshin në Camp Nou, gjë që ai tha se është e mundur.

Zbulohen të gjitha detajet nga mega kontrata e Messit - pavarësia e Katalunisë në mesin e tyre
Lexo po ashtu Zbulohen të gjitha detajet nga mega kontrata e Messit - pavarësia e Katalunisë në mesin e tyre

“Ne kemi një kusht: kurrë nuk do të flasim për lojtarët derisa t’i paraqesim ata”, deklaroi kandidati presidencial.

“Është një strategji e keqe sepse ju lejoni klube të tjera të hapin negociatat tuaja. Por, është absolutisht e mundur. Kjo është ajo që Barcelona duhet të bëjë: të sjellë lojtarë që bëjnë ndryshime”, ka shtuar më tej ai. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mbajeni atë", legjenda Adrian Mutu e konsideron Albion Rrahmanin si sulmuesin më të mirë në Rumani

Ligat tjera
El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

La Liga
Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për

Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për "frikën e Simeones" dhe Real Madridin për Florentino Perezin

La Liga
Kalo në kategori