LAJMI I FUNDIT:

Të gjithë kandidatët për president të Barcelonës pajtohen njëzëri rreth të ardhme së Messit: Argjentinasi duhet të qëndrojë në Camp Nou

Të gjithë kandidatët për president të Barcelonës pajtohen njëzëri rreth të ardhme së Messit: Argjentinasi duhet të qëndrojë në Camp Nou

Tashmë është konfirmuar se zgjedhjet presidenciale te Barcelona do të mbahen më 7 mars, mirëpo ato mund të mos jenë të rëndësisë së madhe.

Joan Laporta , Victor Font dhe Toni Freixa janë tre kandidatët, dhe me kontratën e Lionel Messit dhe problemet financiare që varen nga klubi, ata do të kenë punën e vështirë.


Të tre u intervistuan nga BBC për të përshkruar planet e tyre, nëse fushatat e tyre përkatëse i çojnë ata drejt presidencës, dhe e ardhmja e Messit ishte një nga temat për diskutim.

Zbulohen të gjitha detajet nga mega kontrata e Messit - pavarësia e Katalunisë në mesin e tyre
Lexo po ashtu Zbulohen të gjitha detajet nga mega kontrata e Messit - pavarësia e Katalunisë në mesin e tyre

“Ne do t’i bëjmë atij një ofertë që është ekonomikisht interesante”, ka thënë Laporta. “E di që Messi nuk po mendon vetëm për paratë”.

“Ai duhet të dijë që Barcelona mund t’i ofrojë atij mundësinë për të luajtur në një skuadër që është mjaft konkurruese për të fituar përsëri turne si Liga e Kampionëve”.

“Kjo është përparësia ime dhe unë do të bëj më të mirën që të mund të vazhdojmë me kapitullin tjetër të lidhjes së mirë”.

Arsene Wenger thotë se Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë nevojë për bashkëlojtarë më të mirë
Lexo po ashtu Arsene Wenger thotë se Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë nevojë për bashkëlojtarë më të mirë

Font , gjithashtu, është i etur që argjentinasi të qëndrojë në Camp Nou.

“Për ne, marrëdhënia me Messin është strategjike si në planin afatshkurtër dhe atë afatmesëm, sepse ne padyshim besojmë se mbajtja e Messit është thelbësore”, deklaroi Font . “Të kesh lojtarin më të mirë në botë dhe më të mirin në histori në ekipin tënd është një dhuratë kështu që ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për ta mbajtur atë”.

Freixa mbase është pak më i mbajtur dhe do të ofrojë vetëm shifra që ai i sheh të përshtatshme duke pasur parasysh problemet e klubit jashtë fushe.

Mediat zbulojnë detaje tjera, Lionel Messi është taksapaguesi më i madh në Spanjë
Lexo po ashtu Mediat zbulojnë detaje tjera, Lionel Messi është taksapaguesi më i madh në Spanjë

“Messi është lojtari më i mirë në historinë e futbollit dhe ne do të ishim krenar që ai të qëndronte me ne për pjesën tjetër të karrierës së tij”, bëri të ditur Freixa. “Sidoqoftë, ne e dimë që kontrata e tij përfundon në fund të sezonit, kështu që ne duhet të jemi në gjendje t’i ofrojmë atij kornizën e një marrëveshje të mirë, një atmosferë të mirë nga brenda klubit dhe një marrëveshje që ka kushte ekonomike që janë të qëndrueshme”.

Secili prej tre kandidatëve refuzoi të jepte shumë në lidhje me pjesëmarrjen e mundshme në një Super Ligë të Evropës, të gjithë duke thënë se ata “do të duhet të dinë më shumë” para se të ofrojnë mendimet e tyre. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

Liga e Kampionëve
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Ligue 1
Zbulohet ‘mesazhi kërcënues’ që Ronaldo i kishte bërë Rangnickut gjatë kohës sa ishte lojtar i Man United

Zbulohet ‘mesazhi kërcënues’ që Ronaldo i kishte bërë Rangnickut gjatë kohës sa ishte lojtar i Man United

Premier League
Real Madridi ndryshon prioritetet – transferimi i Davies më nuk është opsion, tani ka një emër tjetër

Real Madridi ndryshon prioritetet – transferimi i Davies më nuk është opsion, tani ka një emër tjetër

La Liga
Kalo në kategori