ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Barcelona vazhdon përpjekjet për transferimin e sulmuesit argjentinas Julian Alvarez, ndërsa Atletico Madridi ka vendosur kushtet e tij për një marrëveshje të mundshme.

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, konfirmoi së fundmi se klubi katalunas ka nisur ofensivën për sulmuesin 26-vjeçar, duke bërë të ditur se oferta financiare është shumë e lartë.


"Oferta është për një shumë shumë të konsiderueshme, por nuk do të jetë e pakufizuar. Herën e fundit që folëm me Miguel Angel Gil Marin, isha shumë i qartë".

Sipas raportimeve, oferta fillestare e Barcelonës është vetëm me para dhe luhatet mes 100 dhe 120 milionë eurove. Megjithatë, nëse do të jetë e nevojshme, katalunasit nuk e përjashtojnë mundësinë e përfshirjes së një lojtari në marrëveshje.

Sipas Mundo Deportivo, Atletico Madridi do të dëshironte të përfshinte në negociata talentin 19-vjeçar Marc Bernal. Trajneri Diego Simeone e vlerëson shumë mesfushorin dhe beson se ai mund të bëhet lideri i ardhshëm i repartit të mesfushës.

Megjithatë, Barcelona nuk ka ndërmend të heqë dorë nga Bernal. Mesfushori gëzon besimin e plotë të Hansi Flick, ndërsa edhe vetë lojtari është i përqendruar vetëm te vazhdimi i karrierës në "Camp Nou".

Për këtë arsye, klubi katalunas pritet të refuzojë kërkesën e Atleticos, duke bërë që negociatat për Julian Alvarezin të vazhdojnë edhe në ditët në vijim./Telegrafi/

telegrafi sport app