LAJMI I FUNDIT:

Nga zëvendësimet te goditjet e penalltisë dhe pozicionet jashtë loje – Ndryshimet e rregullave të Ligës Premier për sezonin 2022/23

Nga zëvendësimet te goditjet e penalltisë dhe pozicionet jashtë loje – Ndryshimet e rregullave të Ligës Premier për sezonin 2022/23

Sezoni 2022/23 i Ligës Premier do të shohë një sërë ndryshimesh rregullash të zbatuara, duke filluar nga ato të rëndësishmet tek ato më pak të rëndësishme.

Edicioni i ri do të marrë jetë sot (e premte) në mbrëmje pasi Crystal Palace do të përballet me Arsenalin në ndeshjen e parë të sezonit 2022/23.


Si gjithmonë, nisjet e sezoneve fillojnë me disa ndryshime dhe sivjet do të jetë njësoj pasi kanë ardhur një sërë rregullash të reja dhe ndryshime në rregullore përpara goditjes së topit të parë.

Sot nis sezoni 2022/23 në tri nga pesë ligat kryesore evropiane, vëmendja te Liga Premier
Lexo po ashtu Sot nis sezoni 2022/23 në tri nga pesë ligat kryesore evropiane, vëmendja te Liga Premier

Këtu është një përmbledhje e plotë e udhëzimeve të reja për sezonin e ri në Ligën Premier:

Zëvendësimet

Një rikthim në futbollin e luajtur gjatë pandemisë, klubet do të jenë në gjendje të bëjnë pesë zëvendësime këtë sezon.

Ky ndryshim u aplikua për të luftuar lodhjen pas rikthimit të futbollit pas bllokimit nga Covid-19, ndërsa sezonin e fundit nuk u aplikua fare.

Kjo rregull do të rikthehet në këtë sezon dhe menaxherët do të mund të bëjnë pesë ndryshime në tre raste të veçanta për të shmangur ndërprerjen e mëtejshme të lojës.

Hedhja e monedhës

Pak farsë, ky rregull tani fillon me fjalët “gjyqtari hedh një monedhë” për zgjedhjen e fillimit dhe përfundimit, ku më parë thjesht thoshte se kërkohej një hedhje monedhë, por nuk identifikonte mbikëqyrësin.

Ndëshkimet

Ky rregull ka parë shtimin e fjalëve “ose zyrtar i ekipit” për pjesëmarrësit që mund të ndëshkohen ose të përjashtohen gjatë një gjuajtjeje të penalltisë.

Faullet dhe sjelljet e pahijshme kur portieri ka topin në duar

Ky ndryshim ka rregulluar disa formulime të dyshimta për të konfirmuar se një portier mund ta trajtojë topin brenda zonës së tij të penalltisë pa u përjashtuar për mohimin e një mundësie të dukshme për të shënuar.

Ligji plotësohet tani me frazën “përveç një portieri brenda zonës së tyre të penalltisë”.

Faullet dhe sjelljet e pahijshme në lidhje me agjentët e jashtëm

Kjo mbulon një skenar në të cilin një lojtar largohet nga fusha për të sulmuar një ‘agjent të jashtëm’ – p.sh një tifoz, pushtues i fushës, lojtar kundërshtar ose anëtar i ekipit stërvitor.

Gjyqtari tani do të japë një goditje të lirë indirekte në pikën e fushës ku ai u largua nga fusha e lojës, por vetëm nëse topi ishte ‘në lojë’ në atë moment. Nëse topi ishte jashtë loje, zbatohet rinisja e duhur (goditje, rivënie, gjuajtje e lirë, goditje nga këndi ose goli).

Pozicionimi i portierit

Portierët tani mund të qëndrojnë me një këmbë prapa vijës për të përballuar një goditje të penalltisë– duke i lejuar ata të shtyjnë nga më thellë dhe të kenë më shumë vrull përpara.

Shkeljet e pozitës jashtë loje

Bordi i FA ka ‘qartësuar’ udhëzimet për gjyqtarët mbi atë që përbën prekje ose lojjë ‘të qëllimshme’ të topit nga mbrojtësit dhe që e vendos sulmuesin në një pozicion ‘brenda lojës’.

Rishikimi ishte rezultat i golit fitues të Kylian Mbappe për Francën në fitoren e sezonit të kaluar në Ligën e Kombeve kundër Spanjës.

Mbrojtësi Eric Garcia u shtri për të bllokuar një top, duke e ‘asistuar’ pa dashje Mbappen për të shënuar, pavarësisht se ai ishte në pozicion jashtë loje kur topi u luajt fillimisht.

Sipas udhëzimeve të rishikuara, kjo tani do të quhet pozitë ‘jashtë loje’ në Ligën Premier, pasi Garcia nuk e luajti qëllimisht topin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Premier League
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Kalo në kategori