LAJMI I FUNDIT:

Nga viti 2014 deri në 2023: Klubet që kanë bilanc pozitiv dhe negativ nga shitjet dhe transferimet e lojtarëve

Nga viti 2014 deri në 2023: Klubet që kanë bilanc pozitiv dhe negativ nga shitjet dhe transferimet e lojtarëve

Observatorit i Futbollit CIES ka prezantuar 50 klubet në botë me bilancet më pozitive dhe negative të transferimeve për lojtarët jashtë akademisë të shitur dhe transferuar nga viti 2014 deri në atë 2023.

Shifrat variojnë nga një bilancet pozitive prej 386 milionë euro për Lille (Nicolas Pepe, Vistor Osimhen, Sven Botman, etj.) në një bilanc negativ prej 631 milionë euro për Barcelonën (Philippe Coutinho, Ousmane Dembele, Antoine Griezmann, etj.).


Me +317 milionë euro fitime kapitale, Ajax (Frenkie de Jong, Antony, Lisandro Martinez, etj.) është në vendin e dytë. RB Salzburg (Naby Keita, Mwepu, Erling Haaland, etj.) kompletojnë podiumin, pak përpara Monacos (Aurelien Tchouameni, Thomas Lemar, Bernardo Silva, etj.).

Top 10 klube kanë gjeneruar më shumë fitime nga tregtimi i lojtarëve gjatë dekadës së fundit përfshin gjithashtu dy skuadra gjermane (RB Leipzig dhe Eintracht Frankfurt ), dy italiane ( Sassuolo dhe Atalanta ) dhe dy skuadra portugeze ( Benfica dhe Sporting Lisbona).

Në anën tjetër, Barcelona (-631 milionë euro) është përpara Chelseat (-482 milionë euro) dhe Arsenalit (-436 milionë euro) si klubet me më së shumti humbje financiare. Paris Saint-Germain ka bilancin e katërt më negativ, përpara Manchester United. Manchester City (-59 milionë euro) dhe Bayern Munich (-61 milionë euro) kanë bilancet më të mira mes skuadrave më konkurruese. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
Dikur shkëlqente tek Liverpooli, tani është përjashtuar nga ekipi amator në moshën 28-vjeçare

Dikur shkëlqente tek Liverpooli, tani është përjashtuar nga ekipi amator në moshën 28-vjeçare

Premier League
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Ish-sulmuesi i Anglisë me akuza të rënda ndaj Klopp: Pa Salah, nuk do të kishin fituar asgjë

Ish-sulmuesi i Anglisë me akuza të rënda ndaj Klopp: Pa Salah, nuk do të kishin fituar asgjë

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Kalo në kategori