LAJMI I FUNDIT:

Nga lëndimet te formacioni, Allegri flet për të gjitha para Derby d’Italia

Nga lëndimet te formacioni, Allegri flet për të gjitha para Derby d’Italia

Massimiliano Allegri ka paralajmëruar se Dusan Vlahovic mbetet në rrezik për të luajtur për Juventusin kundër Interit të dielën, por Gleison Bremer dhe Angel Di Maria janë kthyer dhe ekipi i tij do të luajë për fitore.

Juventusi dhe Interi do të ndeshen mes vete nga ora 20:45 në Allianz Stadiumin në Torino, në ndeshjen e njohur si Derbi i Italisë.


Të dyja skuadrat e kanë nisur keq sezonin, por ndërsa Nerazzurrët arritën kalimin në raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve, ndërsa Juve ra në ‘play-off’ të Ligës së Evropës.

Kriza e lëndimeve ka filluar të zbutet pak, por trajneri Allegri në konferencën e tij për shtyp tregon se është ende shumë larg përfundimit.

“Bremer dhe Di Maria janë rikuperuar, por i vetmi dyshim është Vlahovic, sepse ai ende nuk është në formë të mirë. Të shohim nesër në mëngjes si do të jetë ai dhe më pas do të marr një vendim”, ka thënë fillimisht Allegri në konferencë.

“Nëse ai është në rregull, unë do ta sjell në stol, përndryshe nuk ka kuptim të thërras dikë që nuk mund të luajë”.

Vlahovic vuan nga një inflamacion i përsëritur, ndërsa Moise Kean, Leandro Paredes, Kaio Jorge, Samuel Iling-Junior, Mattia De Sciglio , Paul Pogba dhe Ëeston McKennie janë ende jashtë fushës.

Lajmi i mirë është rikthimi i Federico Chiesa, Bremer dhe Di Maria, me italianin që rikthehet pas gati 10 muajsh jashtë.

“Ishte një surprizë e këndshme të pashë Chiesa duke bërë aq mirë, ai do të jetë në dispozicionin tonë nesër. Nuk kam vendosur ende për formacionin, do të jetë një lojë ndryshe nga ajo me PSG-në, sepse Interi është një lloj tjetër kundërshtar”.

“Kjo është një ndeshje e rëndësishme, është Derby d’Italia dhe kjo e bën gjithmonë të veçantë”.

“Ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur për ta kthyer rrjedhën, pasi sezonin e kaluar nuk fituam asnjë nga ndeshjet tona me Interin. Nuk do të jetë e lehtë, sepse Interi është një ekip shumë i fortë”.

“Një fitore do të ishte e rëndësishme, por sezoni është i gjatë dhe ka shumë pikë për t’u rrëmbyer”.

“Nuk e di nëse Leonardo Bonucci dhe Di Maria janë gati për të filluar, ne do të vlerësojmë gjithçka nesër në mëngjes”, përfundoi trajneri i Juventusit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Përfaqësueset
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Kalo në kategori