LAJMI I FUNDIT:

Monica Bellucci risjell një imazh nudo nga fillet e karrierës (Foto)

Monica Bellucci risjell një imazh nudo nga fillet e karrierës (Foto)
SAN SEBASTIAN, SPAIN - SEPTEMBER 27: Actress Monica Bellucci attends the Donostia Award photocall during the 65th San Sebastian International Film Festival on September 27, 2017 in San Sebastian, Spain. (Photo by Carlos Alvarez/Getty Images)

Monica Bellucci gjithmonë ka ditur të tërheqë vëmendje me dukjen e saj, qoftë në rolet filmike, pjesëmarrjet në evenimentet e ndryshme apo gjatë pozimeve për sesione fotografike.

Ndërkaq, edhe në moshën 53 vjeçare, atë vazhdon ta shoqërojë epiteti i njërës prej femrave më të bukura në botë.


Aktorja e famshme italiane e ka risjellë në rrjetet sociale një fotografi të realizuar para 30 vitesh.

Asokohe, ajo kishte pozuar për ballinën e revistës Elle, ndërsa edhe tani ka arritur në qendër të vëmendjes mediatike.

Fotografinë e realizuar në vitet e nëntëdhjeta nga Fabrizio Ferri, aktorja e ka emëruar si retrospektivë.

Njëzeteshtatë fotografi të rralla të yjeve të famshëm, nga të cilat çdo shikues befasohet (Foto)
Lexo po ashtu Njëzeteshtatë fotografi të rralla të yjeve të famshëm, nga të cilat çdo shikues befasohet (Foto)

“Retrospektivë: Fotografi nga Fabrizio Ferri në fund të viteve të nëntëdhjeta, për 30-vjetorin e ballinës së Elle Italia, sapo ka dalë këtë javë”, ka shkruar aktorja në përshkrim.

Ajo kishte pozuar edhe në vitin 2011 për revistën Elle, ndërsa përkundër se kanë kaluar vitet, shumë pak ndryshime vërehen në dukjen e saj.

Për më shumë, Monica pohon se nuk kujdeset për ushqimin dhe nuk ushtron rregullisht, dhe se për dukjen e mirë më së shumti rëndësi ka vetëbesimi. /Telegrafi/

(Foto: Getty Images)

(Foto: Getty Images)

Në trend Magazina

Më shumë

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Kalo në kategori