LAJMI I FUNDIT:

Marcelo i jep fund aventurës me Olympiacosin

Marcelo i jep fund aventurës me Olympiacosin

Aventura e mbrojtësit brazilian Marcelo te Olympiacos ka përfunduar më shpejtë se sa është pritur.

Mbrojtësi i majtë brazilian ka vendosur që me marrëveshje të dyanshme me klubin grek të ndërpresë kontratën.


Ambientimi në futbollin grek nuk ka qenë aspak i lehtë për Marcelon i cili nuk ka luajtur në ndeshjet e fundit.

Kjo ka bërë që lojtari në bashkëpunim me klubin të marrë vendim për ta ndërprerë kontratën e cila ishte e paraparë të përfundonte në verë.

34-vjeçari këtë edicion ka luajtur vetëm 10 ndeshje për Olympiacosin në të gjitha garat, ku numri i minutave është vetëm 332.

Ai ka realizuar edhe tre gola në Kupën e Greqisë.

E ardhmja e brazilianit duket se do të jetë në Spanjë, pasi ai ka filluar t’i analizojë ofertat. /Telegrafi/