LAJMI I FUNDIT:

Man City, klubi që ka shpenzuar më shumë për skuadrën aktuale – pasohet nga PSG, Man United dhe Barça

Man City, klubi që ka shpenzuar më shumë për skuadrën aktuale – pasohet nga PSG, Man United dhe Barça
MANCHESTER, ENGLAND - FEBRUARY 10: Manchester City's Sergio Aguero during the Premier League match between Manchester City and Leicester City at Etihad Stadium on February 10, 2018 in Manchester, England. (Photo by Rich Linley - CameraSport via Getty Images)

Manchester City ka shpenzuar një rekord prej 878 milionë eurosh apo (777 milionë funtesh) në transferimin e lojtarëve sipas të dhënave të mbledhura nga CIES Football Observatory, raporton www.fcbusiness.co.uk.

Liderët e Ligës Premier kanë investuar shumë në skuadrën e tyre të tanishme me blerjen e Aymeric Laporte për 57 milionë funte në fund të afatit kalimtar të transferimeve të janarit, i fundit në një numër të profilit të lartë dhe i kushtueshëm për klubin.


Sipas shifrave, City e kalon Paris St-Germain, i cili ka shpenzuar 710 milionë funte apo (805 milionë euro) dhe Manchester United që gjendet në vendin e tretë me 660 milionë funte apo (747 milionë euro).

Afati i janarit ishte më i çmenduri ndonjëherë – Rekorde të thyera nga klubet dhe lëvizje të emrave të njohur (Foto)
Lexo po ashtu Afati i janarit ishte më i çmenduri ndonjëherë – Rekorde të thyera nga klubet dhe lëvizje të emrave të njohur (Foto)

Klubi i katërt në listën e skuadrave që kanë shpenzuar më shumë është Barcelona me 641 milionë funte apo (725 milion euro) dhe këto janë klubet e vetme që kanë shpenzuar më shumë se 600 milionë funte për të transferuar  skuadrën e tyre aktuale.

Skuadra e pestë më e kushtuar është ajo e Chelseat me një total prej 592 milionë eurosh e pësuar nga gjigantët spanjoll të Real Madridi me 497 milionë euro.

Në listën prej 20 klubeve që kanë shpenzuar më shumë për të pasur skuadrën aktuale janë edhe gjashtë tjera angleze që dominojnë këtë listë.

Guardiola: Ne i blemë shtatë lojtarë për 300 milionë dhe u bë e madhe, ka klube që i kanë blerë dy lojtarë me këtë shifër
Lexo po ashtu Guardiola: Ne i blemë shtatë lojtarë për 300 milionë dhe u bë e madhe, ka klube që i kanë blerë dy lojtarë me këtë shifër

Aty përfshihet Liverpooli me 461 milionë euro, Arsenali me 403 milionë euro, Evertoni 365 milionë euro, Tottenhami me 358 milionë euro, Southamptoni 229 milionë euro dhe Crystal Palace me gjithsej 225 milionë euro.

Sa i përket kampionateve që kanë shpenzuar mesatarisht më shumë për transferime prinë Liga Premier me një rekord prej 291 milionë, i pësuar nga LaLiga 131 milionë, Serie A me 124 milionë, Bundesliga me 113 milionë euro dhe Ligue 1 me 97 milionë euro. /Telegrafi/

Skuadrat dhe shpenzimet: 

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

La Liga
I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

Bundesliga
Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

La Liga
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ligat tjera
Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

La Liga
Kalo në kategori