LAJMI I FUNDIT:

Liverpool fiton pa shumë probleme ndaj Nottingham Forest

Liverpool fiton pa shumë probleme ndaj Nottingham Forest

Liverpool ka marrë një fitore komode me rezultat 3-0 ndaj Nottingham Forest, ndeshje kjo e vlefshme për javën e dhjetë në elitën e futbollit anglez.

Vendasit patën dy mundësi të mira me Darwin Nunez por portieri mysafir Matt Turner nuk lejoi që të mposhtej.


Golin e avantazhit Liverpooli e gjeti në minutën e 31-të përmes Diogo Jotas i cili shënoi lehtësisht në portën e zbrazur për rezultatin 1-0.

Nuk vonoi shumë dhe vetëm disa minuta më vonë, thënë më saktë në minutën e 35-të, të besuarit e Klopp arrijnë të dyfishojnë rezultatin, ku kësaj radhe protagonist ishte  Nunez i cili poashtu shënon në portën e zbrazët për 2-0 pas asistimit të Szoboszlai.

Me epërsinë prej dy golave të Liverpoolit përfundoi pjesa e parë.

Mohamed Salah u fut në listën e realizatorëve në minutën e 77-të pasi shfrytëzoi një gabim të portierit mysafir për të çuar shifrat në 3-0.

Liverpooli pas kësaj fitoreje shkon në shifrën e 23 pikëve, duke përforcuar kështu pozitën e tretë në renditjen tabelare.

Xhiron e ardhshme në ligë ata do ta luajnë në udhëtim ndaj ekipit të sapopromovuar në elitë, Luton Town vikendin e ardhshëm./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Në trend Sport

Më shumë
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Premier League
Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Premier League
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
Kalo në kategori