LAJMI I FUNDIT:

Ledion Liço “kapet” me Meriton Mjekiqin gjatë spektaklit: Nuk e di ku je mësuar, por me mua jo

Ledion Liço “kapet” me Meriton Mjekiqin gjatë spektaklit: Nuk e di ku je mësuar, por me mua jo

Një moment tensioni është kapur gjatë spektaklit të së shtunës në “Big Brother VIP Albania” ku prezantuesi i njohur Ledion Liço ka pasur një përplasje verbale me banorin e shtëpisë, Meriton Mjekiqi.

Shkëndija që shkaktoi këtë situate të sikletshme ishte prezantimi e një klipi të javës ku ndëshkimi i banores Vesa po trajtohej, pasi ajo kishte shkelur rregullat e lojës duke u arratisur e para nga “kazerma”.


Gjatë diskutimit që pasoi shfaqjen e klipit, Meritoni u shpreh se “disa persona po përfitojnë nga kjo ngjarje”, një koment që duket se ka ngritur nervat e Ledionit. Prezantuesi, në një mënyrë të prerë dhe direkte, i kërkoi Meritonit të ishte më konkret në akuzat e tij.

“Jo, nuk e di ku je mësuar, por me mua jo. Këtu nuk ka ‘dikush’ ose ‘disa’. Më thuaj emrat. Kush po përfiton nga kjo ngjarje e Vesës”, thotë Ledioni duke i kërkuar Meritonit që të përmendë emrat konkretë.

“Nëse mua më thua që disa po përfitojnë nga Vesa, ose më thuaj kush ose hesht vëlla. Është më e ndershme të heshtësh se sa të thuash po jo po se, po jo po se”, vazhdoi Ledioni.

Ledioni, i cili është i njohur për qasjen e tij profesionale dhe të qetë në prezantim, tregoi se nuk tërhiqet para situatave të tilla dhe se pret nga banorët të tregohen të drejtpërdrejtë dhe të përgjegjshëm për fjalët e tyre.

Ky moment mund të ketë shkaktuar një ndryshim në dinamikën midis Ledionit dhe banorëve, të cilët tashmë janë të vetëdijshëm se mund të sfidohen nga prezantuesi në mënyrën që komentojnë dhe shprehin mendimet e tyre. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Magazina
E ngacmojnë se nuk

E ngacmojnë se nuk "di të lexojë", zbulohet problemi shëndetësor që kanë dy vëllezërit Veshaj

Magazina
Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon

Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon

Magazina
Shqetësuese: Publikohen pamje kur reperi godet me shkelm në kokë ish-in e tij

Shqetësuese: Publikohen pamje kur reperi godet me shkelm në kokë ish-in e tij

Magazina
Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Magazina
Mike me Romeon, por a e meriton Heidi Baci finalen e BBVA? - Efi Dhedhes befason me përgjigjjen

Mike me Romeon, por a e meriton Heidi Baci finalen e BBVA? - Efi Dhedhes befason me përgjigjjen

Magazina
Kalo në kategori