Lady Gaga po flitet për një lidhje me inxhinierin Dan Horton, gjashtë muaj pas ndarjes nga i fejuari i saj, Christian Carino.

The Sun ka raportuar se këngëtarja 33-vjeçare është parë duke u puthur me inxhinierin vikendin e kaluar, teksa po shijonin një takim romantik në Kaliforni.

Dyshja po darkonin në Granville në Studio City së bashku dhe natyrisht se fotografitë nga tabloidet e huaja nuk kanë munguar.

Një burim i afërt me artisten e hitit “Bad Romance” ka thënë se ajo po bën lëvizje që pas ndarjes, ndërsa tani me të vërtetë po takohet me Horton.

U përfol për lidhje me Bradley Cooper? Lady Gaga fotografohet duke u puthur me inxhinierin Daniel Horton U përfol për lidhje me Bradley Cooper? Lady Gaga fotografohet duke u puthur me inxhinierin Daniel Horton

Ajo është e lumtur që nuk po e fshehë romancën, ku tashmë duket se po e kalojnë të shumtën e kohës pranë njëri-tjetrit.

Gaga tash e disa muaj është komentuar për lidhjen me Bradley Cooper, gjë që thuhej se ishte shkak i ndarjes së këtij të fundit me modelen ruse, Irina Shayk.

Nga ana tjetër, Horton, i cili është me qendër në Nashville, ishte martuar më parë me aktoren Autumn Guzzardi. /Telegrafi/