eksperti ad

Harry Styles dhe Zoe Kravitz raportohet se po planifikojnë martesën, ndërsa vazhdojnë të forcojnë lidhjen e tyre pavarësisht angazhimeve të shumta profesionale.

Sipas revistës People, çifti tashmë ka nisur bisedat për të ardhmen e përbashkët dhe po përpiqet të harmonizojë oraret, në mënyrë që të kalojnë sa më shumë kohë së bashku.


Madje, Zoe pritet ta shoqërojë Styles në një pjesë të turneut të tij, teksa ai do të jetë pranë saj edhe gjatë disa angazhimeve profesionale.

Zoe dhe Harry

Së fundmi, ata u fotografuan gjatë një pikniku në Hampstead Heath të Londrës, ku u panë duke shkëmbyer momente të përzemërta larg vëmendjes së publikut, duke shtuar edhe më shumë spekulimet rreth marrëdhënies së tyre.

Sipas raportimeve, Harry dhe Zoe po shqyrtojnë mundësinë e organizimit të një ceremonie intime, ku do të marrin pjesë vetëm familjarët dhe miqtë më të afërt.

Zoe dhe Harry

Ndër vendet e mundshme për martesën përmenden Mbretëria e Bashkuar dhe New Orleans, megjithëse vendimi përfundimtar ende nuk është marrë.

Lidhja e tyre u bë publike gjatë verës së vitit 2025, ndonëse raportimet për fejesën u shfaqën në muajin prill të këtij viti. /Telegrafi/