LAJMI I FUNDIT:

Konfirmohen datat dhe koha e fillimit të ndeshjeve çerekfinale të Kupës së Italisë

Konfirmohen datat dhe koha e fillimit të ndeshjeve çerekfinale të Kupës së Italisë
ROME, ITALY - MAY 09: Mehdi Benatia of Juventus celebrates with the trophy after winning the TIM Cup Final between Juventus and AC Milan at Stadio Olimpico on May 9, 2018 in Rome, Italy. (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)

Janë konfirmuar datat dhe koha e fillimit në ndeshjeve çerekfinale të Kupës së Italisë për sezonin 2018/2019.

Milani dhe Napoli do ta zhvillojnë ndeshjen e tyre në San Siro më 29 janar (e martë) me fillim nga ora 20:45.


Juventusi është kampion në fuqi i Kupës së Italisë (Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

Një ditë më pas (30 janar, e mërkurë), Fiorentina e pret Romën (17:30), derisa kampioni në fuqi, Juventus, udhëton te Atalanta (20:45).

Lajmet nga Kupa e Italisë
Lexo po ashtu Lajmet nga Kupa e Italisë

Ndeshja e fundit është ajo ndërmjet Interit dhe Lazios që do të zhvillohet më 31 janar (e enjte) nga ora 21:00.

Milani ishte finalist në edicionin e kaluar (Foto: Marco Rosi/Getty Images/Guliver)

Datat dhe ora e zhvillimit të të gjitha ndeshjeve çerekfinale të Kupës së Italisë:

29 janar: Milan-Napoli (20:45)

30 janar: Fiorentina-Roma (17:30), Atalanta-Juventus (20:45)

31 janar: Inter-Lazio (21:00)

/Telegrafi/