LAJMI I FUNDIT:

Klopp publikon listën e lojtarëve të ftuar për Kupën e Botës për Klube

Klopp publikon listën e lojtarëve të ftuar për Kupën e Botës për Klube

Jurgen Klopp ka publikuar listën prej 23 futbollistëve të ftuar të Liverpoolit për ndeshjet në Kupën e Botës për Klube këtë muaj në Katar.

Ndeshja e parë e Reds në këtë turne është planifikuar të zhvillohet të mërkurën e 18 dhjetorit, më pak se 24 orë pas përplasjes së tyre në Carabao Cup me Aston Villa në Anfield.

Si i tillë, përplasja e ndeshjeve ka shkaktuar shumë spekulime se si Klopp do ta ndante skuadrën e tij për dy ndeshjet, por me lojtarë si Rhian Brewster, Curtis Jones dhe Harvey Elliott që të gjithë shkojnë në Katar përkrah yjeve si Virgil van Dijk, Mohamed Salah dhe Alisson, është e qartë se Kupa e Botës për Klube ka marrë përparësi.

Liverpooli do të luajë brenda 24 orëve dy ndeshje në dy kontinente të ndryshme – klubi konfirmon se ka bërë zgjidhje
Lexo po ashtu Liverpooli do të luajë brenda 24 orëve dy ndeshje në dy kontinente të ndryshme – klubi konfirmon se ka bërë zgjidhje

Lojtarët e vetëm që kanë mbetur nga ndeshja e Liverpoolit ndaj Arsenalit në raundin e kaluar të Kupës Carabao janë Caoimhin Kelleher, Sepp Van den Berg, Herbie Kane, Pedro Chirivella, Yasser Larouci, Billy Koumetio dhe Leighton Clarkson.

Joel Matip dhe Fabinho kanë mbetur jashtë skuadrës pasi vazhdojnë rikuperimet e tyre nga lëndimi, megjithëse lojtarët që vuajnë nga lëndimi dhe sëmundja mund të zëvendësohen deri në 24 orë para fillimit të ndeshjes.

Dy formacionet e mundshme të Liverpoolit nëse luan dy ndeshje brenda një dite
Lexo po ashtu Dy formacionet e mundshme të Liverpoolit nëse luan dy ndeshje brenda një dite

Ndërsa Klopp do të niset për në Katar për të provuar dhe për të fituar Kupën e Botës së Klubeve për herë të parë në historinë e Liverpoolit,  trajneri i ekipit U-23, Neil Critchley është vendosur të drejtor ekipin në kupë ndaj Aston Villa.

Lojtarët e ftuar: Alisson, Van Dijk, Wijnaldum, Lovren, Milner, Keita, Firmino, Mane, Salah, Gomez, Adrian, Henderson, Oxlade-Chamberlain, Lallana, Lonergan, Shaqiri, Brewster, Robertson, Origi, Jones, Alexander-Arnold, Elliott, Williams.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Përfaqësueset
Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Ndërkombëtare
Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Përfaqësueset
Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Përfaqësueset
Kalo në kategori