LAJMI I FUNDIT:

Kinezët i ofrojnë 50 milionë euro Interit për Brozovicin

Kinezët i ofrojnë 50 milionë euro Interit për Brozovicin

Megjithëse Marcelo Brozovic ka zgjatur kontratën me Interin deri në vitin 2021, ka mundësi që reprezentuesi kroat të largohet prej skuadrës italiane.

Sipas mediave të Italisë, mesfushorin 24-vjeçar e duan kinezët Tianjin Quanjian që janë të interesuar edhe për Nikola Kaliniçin.


Të gjitha lajmet rreth Interit
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Interit

Kinezët janë të gatshëm të ofrojnë për mesfushorin me tipare sulmuese më shumë se 50 milionë euro, transmeton Telegrafi.

Raportohet se Interi vështirë se mund ta refuzojë një ofertë të tillë duke marrë parasysh se Nerazurrët kanë probleme me ‘Financial Fair Play’.

Brozovic këtë sezon ka luajtur 14 ndeshje (një total prej 1089 minutash) për italianët dhe ka shënuar katër gola dhe tri asistime. /Telegrafi/

Të gjitha lajmet rreth transferimeve
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth transferimeve