LAJMI I FUNDIT:

“Kampion në fushë dhe jashtë saj” – Camavinga futet në dhomën e zhveshjes së Ukrainës, dhuron fanellat dhe uron që lufta për përfundojë sa më parë

“Kampion në fushë dhe jashtë saj” – Camavinga futet në dhomën e zhveshjes së Ukrainës, dhuron fanellat dhe uron që lufta për përfundojë sa më parë

Një video e Eduardo Camavinga që jep një mesazh të fortë mbështetjeje për Ukrainën është bërë virale në rrjetet sociale dhe është me të vërtet emocionuese.

Franca U21 barazoi 3-3 me Ukrainën U21 në një ndeshje kualifikuese për Kampionatin Evropian të enjten mbrëma.


Ndeshja ishte dashur të zhvillohej në Ukrainë, por u luajt në Kompleksin Sportiv Necmi̇ Kadioglu në Stamboll për shkak të luftës së vazhdueshme në shtetin ukrainas.

Pas përfundimit të ndeshjes, kur të dyja skuadrat kishin shtrënguar duart dhe u kthyen në dhomat e tyre të zhveshjes, por Camavinga më vonë hyri në dhomën e zhveshjes së Ukrainës dhe u ofroi lojtarëve fanellat e ekipit francez si dhuratë.

Më pas ai vazhdoi të shprehte disa fjalë mbështetëse në shenjë solidariteti me kombin ukrainas.

“Këto janë fanella për të gjithë ju, sepse e di, ne e dimë, që situata është shumë e ndërlikuar. Kjo është një dhuratë për të gjithë ju”.

“Situatë e keqe, shpresoj dhe të gjithë njerëzit në Evropë shpresojnë se situata do të jetë më e mirë”, ka thënë francezi që luan te Real Madridi.

Lojtarët dhe stafi ukrainas shpërthyen në duartrokitje pas përfundimit të fjalimit të tij për të përmbyllur me stil një moment vërtet të ngrohtë mes dy skuadrave.

Camavinga ka pasur një sezon për t’u mbajtur mend, i cili ka arritur të bëhet yll falë paraqitjeve të tij të jashtëzakonshme për Real Madridin në fazat e fundit të Ligës së Kampionëve.

Ai ka mësuar nga më të mirët në Luka Modric, Toni Kroos dhe Casemiro që prej transferimit të tij prej mbi 30 milionë euro verën e kaluar.

Në moshën 19-vjeçare, është e qartë se ai është tashmë një lider në ekipin e tij U21 francez.

Një kampion në fushë dhe padyshim edhe jashtë saj dhe mbi të gjitha një person i mrekullueshëm. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Shkarkim apo qëndrim? Lojtarët e Chelseat marrin vendim për të ardhmen e Pochettinos

Shkarkim apo qëndrim? Lojtarët e Chelseat marrin vendim për të ardhmen e Pochettinos

Premier League
Fjalët e Laportas pas marrëveshjes me Xavin

Fjalët e Laportas pas marrëveshjes me Xavin

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Kalo në kategori