LAJMI I FUNDIT:

Ka pesë klube të Ligës Premier në Londër, por 12-vjeçari londinez Dylan Murray ka zgjedhur të jetë tifoz i Malagas

Ka pesë klube të Ligës Premier në Londër, por 12-vjeçari londinez Dylan Murray ka zgjedhur të jetë tifoz i Malagas

Dylan Murray, një tifoz 12-vjeçar i futbollit nga Londra, vendosi të mos ndjekë rrugën tipike që e ndjekin anglezët, kur zgjedh një ekip për ta mbështetur.

Dylan që vjen nga Londra në vend që të zgjedh klube si Arsenalin, Chelsea, Tottenham, Ëest Ham apo Crystal Palace, ai ka zgjedhur klubin spanjoll Malaga që garon në La Liga 2.


Dylan befasoi shumë kur nëna e tij postoi një fotografi të tijën në dhomën e gjumit në mediat sociale disa ditë më parë.

Fotografia tregon Dylanin e rrethuar nga gjërat që kanë të bëjnë me Malagan, përfshirë fanellat, shtratin, fotografitë dhe gjithçka tjetër.

“Unë u dashurova me Malaga kur pashë për herë të parë një ndeshje kur isha tre vjeç, ishte një përvojë e jashtëzakonshme. Çdo sezon, unë kursej para për të blerë fanellat që luajnë vendas dhe mysafir”.

“Cifu është lojtari im i preferuar aktual dhe i lojtarëve të vjetër, i preferuari im është Kameni. Falë tij fillova të më pëlqen roli i portierëve”

“Unë kam qenë 20 herë në stadiumin e tyre, kam vizituar muzeun, dyqanin dhe gjithashtu kam qëndruar për ndeshje, është e jashtëzakonshme”, tregon Dylan.

Te Malaga luajnë dyshja shqiptare Armando Sadiku dhe Keidi Bare. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mbajeni atë", legjenda Adrian Mutu e konsideron Albion Rrahmanin si sulmuesin më të mirë në Rumani

Ligat tjera
El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

La Liga
Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për

Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për "frikën e Simeones" dhe Real Madridin për Florentino Perezin

La Liga
Kalo në kategori