LAJMI I FUNDIT:

Johnny Depp nis xhirimet e filmit “Modi” në Budapest

Johnny Depp nis xhirimet e filmit “Modi” në Budapest
Foto: Getty Images

Johnny Depp po bën një rikthim të dukshëm në industrinë e argëtimit, pasi ka marrë disa projekte që nga padia e Amber Heard.

Kohët e fundit ai luajti në “Jeanne du Barry”, roli i tij i parë kryesor që nga beteja ligjore dhe tani ai po drejton “Modi”, duke shënuar projektin e tij të parë të madh si regjisor në 25 vjet që nga “The Brave”.

Filmi është duke u xhiruar aktualisht në Budapest, Hungari, me një kastë të mbushur me yje, duke përfshirë Luisa Ranieri, Riccardo Scamarcio, Al Pacino (i cili gjithashtu shërben si producent) dhe të tjerë.


Johnny Depp

Për çfarë flet “Modi” i Johnny Depp?

“Modi” përqendrohet në jetën dhe karrierën e Modigliani, një piktori dhe skulptori i njohur për portretet e tij moderne.

I vendosur në Parisin e pasluftës, filmi gërmon në 48 orë vendimtare në jetën e Modiglianit, bazuar në shfaqjen “Modi” të Dennis McIntyre.

Foto: Getty Images

Pavarësisht polemikave rreth jetës së tij personale dhe mosmarrëveshjeve të supozuara me Disneyn për “Pirates of the Caribbean”, Depp vazhdon të marrë projekte të reja.

Të gjitha lajmet nga Johnny Depp
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Johnny Depp

“Modi” shënon rikthimin e tij në regji, një rol që ai e mori më parë në “The Brave” në fund të viteve 1990, me Marlon Brando dhe Clarence Williams III.

Foto: Getty Images

Ndërkohë, fansat e Depp mund të shijojnë portretizimin e tij të mbretit Louis XVI në “Jeanne du Barry”. /Telegrafi/

Foto: Getty Images

Në trend Magazina

Më shumë
CEO-ja, Andy Byron reagon pas videos virale: Ju meritoni më shumë nga unë si partner, si baba dhe si udhëheqës

CEO-ja, Andy Byron reagon pas videos virale: Ju meritoni më shumë nga unë si partner, si baba dhe si udhëheqës

Magazina
Gruaja e CEO-së së Astronomer heq mbiemrin e burrit pas videos virale në koncertin e Coldplay

Gruaja e CEO-së së Astronomer heq mbiemrin e burrit pas videos virale në koncertin e Coldplay

Magazina
Sara Kolami në formë të mrekullueshme gjatë verës – shfaqet me bikini të kuqe në bregdet

Sara Kolami në formë të mrekullueshme gjatë verës – shfaqet me bikini të kuqe në bregdet

Magazina
Tifozët e Coldplay shpërthejnë në rrjet pas skandalit live të CEO-së në koncert, krahasojnë momentin me skenën nga “Titanic”

Tifozët e Coldplay shpërthejnë në rrjet pas skandalit live të CEO-së në koncert, krahasojnë momentin me skenën nga “Titanic”

Magazina

"Pendohem për afrimin me Jozin në Big Brother" – Loredana tregon përfundimisht se a është beqare

Magazina
Skandal në koncertin e Coldplay: Kamera kap aksidentalisht një CEO të martuar në një

Skandal në koncertin e Coldplay: Kamera kap aksidentalisht një CEO të martuar në një "moment intim" me punëtoren e tij

Magazina
Kalo në kategori