LAJMI I FUNDIT:

Përpos që i mbeti besnik Kosovës si lojtar, tashmë kapiteni Herolind Shala edhe investon në Kosovë

Përpos që i mbeti besnik Kosovës si lojtar, tashmë kapiteni Herolind Shala edhe investon në Kosovë

Njëri nga futbollistët më të mirë të Përfaqësueses së Kosovës, padyshim që është, Herolind Shala. 

Mesfushori i Dardanëve ka bërë një karrierë mjaftë të suksesshme deri më tani, duke luajtur në shtete si Norvegjia, Çekia, Turqia e Danimarka. Por, ai zgjodhi Kosovën para vendeve tjera.


Anëtari i skuadrës së madhe norvegjeze Valerenga, po kalon nëpër një formë të mrekullueshme.

Por, Shala duket se po mendon shumë edhe për jetën jashtë futbollit, pasi tanimë ka filluar të merret me biznes dhe ai po i mbetet besnik Kosovës duke investuar në Prishtinë. 27-vjeçari ka filluar ndërtimin e një kompleksi banesor në zonën Prishtina e re afër QKUK-së.

Në një intervistë për Telegrafin, Shala thotë se ka filluar të merret me këtë biznes pasi nuk dëshiron të qëndrojë pasiv pas përfundimit të karrierës.

“Shumica nga futbollistët botëror veprojnë në të njëjtën mënyrë duke investuar në patundshmëri apo biznese të tjera. Kam pasur mundësi të investojë edhe në Norvegji ku kam lindur dhe rritur, por kam zgjedhur Kosovën pasi dua ta shoh mirë vendin tim për ta bërë këtë investim të madh”, tha Shala për Telegrafin.

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës ka thënë se ka filluar ndërtimin e objektit të parë banesor, por nëse gjithçka ecën mirë atëherë mendon të ndërtojë edhe të tjera objekte.

“Punimet kanë filluar dhe po shihet interesim jashtëzakonisht i madh. Të them të drejtën kam fituar shumë deri më tani gjatë karrierës dhe dua të investoj edhe më shumë”.

“Tani ka filluar ndërtimi i banesës ‘AS Residence’ dhe nëse gjithçka shkon mirë atëherë besoj se do të ndërtojë edhe objekte të tjera në zonën Prishtina e re afër QKUK-së”, deklaroi Shala.

Djaloshi nga Drenasi deri më tani ka investuar në patundshmëri në dy Miami të SHBA-së dhe në Oslo të Norvegjisë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Nuk fshihen më, ish-konkurrentët e Big Brother VIP Albania konfirmojnë romancën?

Nuk fshihen më, ish-konkurrentët e Big Brother VIP Albania konfirmojnë romancën?

Magazina
Figuron e martuar në gjendjen civile, mësohet emri i bashkëshortit të Egla Cenos

Figuron e martuar në gjendjen civile, mësohet emri i bashkëshortit të Egla Cenos

Magazina
Vesa Luma reagon ashpër pas rasteve tragjike të fundit: Mentalitet i poshtër, vajza që nuk kanë guxim t'iu tregojnë prindërve të tyre problemet

Vesa Luma reagon ashpër pas rasteve tragjike të fundit: Mentalitet i poshtër, vajza që nuk kanë guxim t'iu tregojnë prindërve të tyre problemet

Magazina
Rita Ora mbulon fytyrën me një çantë 26 mijë euroshe, që të mos vihet re në Aeroportin e Sydneyt

Rita Ora mbulon fytyrën me një çantë 26 mijë euroshe, që të mos vihet re në Aeroportin e Sydneyt

Magazina
Mozzik për vrasjen e gruas në Pejë: Zoti e di se sa e sa gruaja dhunohet e rrihet

Mozzik për vrasjen e gruas në Pejë: Zoti e di se sa e sa gruaja dhunohet e rrihet

Magazina
Johnny Depp kritikohet për higjienën orale gjatë premierës së filmit

Johnny Depp kritikohet për higjienën orale gjatë premierës së filmit "Jeanne du Barry" në Londër

Magazina
Kalo në kategori