LAJMI I FUNDIT:

Jo Bayernit dhe Barcelonës, Xavi Simons befason tëgjithë me skuadrën e re

Jo Bayernit dhe Barcelonës, Xavi Simons befason tëgjithë me skuadrën e re

Xavi Simons ka marrë vendimin për të ardhmen e tij, duke befasuar të gjithë.

Mesfushori holandez ishte sezonin e kaluar i huazuar te RB Leipzig nga Paris Saint Germain dhe shkëlqeu me paraqitjet e tij.

Falë paraqitjeve fantastike me Leipzig dhe me Kombëtaren e Holandës në Euro 2024, Simons u bë objektiv i top klubeve evropiane.


Bayern Munich, Barcelona, por edhe Manchester United kanë këmbëngulur për transferimin e tij.

Megjithatë Simons i ka refuzuar këto destinacione duke vendosur të qëndrojë edhe për një vit si i huazuar te RB Leipzig.

PSG dhe Leipzig kanë arritur tanimë marrëveshje për huazimin një vjeçar të Simons, me klubin gjerman që do ta ketë edhe të drejtën e blerjes së lojtarit.

Ky po shihet si një vendim befasues nga Simons, pasi ka vendosur të luaj për Leipzig përkundër se kishte oferta nga tre top klubeve evropiane. /Telegrafi/