LAJMI I FUNDIT:

Granit Xhaka njofton rikthimin në stërvitje me Arsenalin

Granit Xhaka njofton rikthimin në stërvitje me Arsenalin

Ylli shqiptar, Granit Xhaka ka filluar stërvitjet me klubin anglez, Arsenalin, pas një pauze prej më shumë se dy muajve shkaku i pandemisë së coronavirusit.

Liga Premier, ashtu sikurse shumica e kampionateve evropiane u pezulluan në mesin e muajit mars pas shpërthimit të coronavirusit Covid-19.


Infektimi i shpejtë dhe vdekjet e shumta bënë që sporti në përgjithësi dhe bizneset të ndalen së funksionuari për të mos rrezikuar shëndetin e njerëzve.

Merret vendimi përfundimtar në Angli, vendoset data kur do të fillojë Liga Premier
Lexo po ashtu Merret vendimi përfundimtar në Angli, vendoset data kur do të fillojë Liga Premier

Megjithatë, tani pas diçka më shumë se dy muajve ka filluar një normalizim gradual i jetës, por edhe i sportit.

Kampionati elitar angleze pritet të rikthehet me 12 qershor zyrtarisht, ndërsa Xhaka ka zbuluar në Facebook se ka filluar stërvitjet me Arsenalin.

Xhaka, Lacazette, Luiz dhe Pepe thyejnë rregullat e coronavirusit në Angli, akuzohen nga qytetarët
Lexo po ashtu Xhaka, Lacazette, Luiz dhe Pepe thyejnë rregullat e coronavirusit në Angli, akuzohen nga qytetarët

“Përshëndetje të gjithëve! Jemi rikthyer në stërvitje, por së pari në grupe të vogla”.

“Nuk mund t’ju them se sa jam i lumtur që fillova përsëri me bashkëlojtarët e mi. Edhe pse jemi akoma larg nga puna jonë e rregullt!”.

“Ju uroj një fundjavë të mirë dhe të qëndroni të shëndetshëm!”, ka shkruar Xhaka në profilin e tij privat. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Phil Foden shpjegon pse Bellingham është një ‘dhuratë nga Zoti’ për Anglinë

Phil Foden shpjegon pse Bellingham është një ‘dhuratë nga Zoti’ për Anglinë

Ndërkombëtare
Refuzohet kërkesa e Prokurorisë, Akil Gjakova lirohet nga paraburgimi

Refuzohet kërkesa e Prokurorisë, Akil Gjakova lirohet nga paraburgimi

Xhudo
Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori