eksperti ad

Tottenham Hotspur ka nënshkruar me mesfushorin e West Ham United, Mateus Fernandes, në një marrëveshje rekord për klubin prej 85 milionë funtesh apo 100 milionë euro.

Spurs ia dolën të mposhtin konkurrencën e madhe nga Manchester United për 21-vjeçarin portugez, i cili ka nënshkruar një kontratë afatgjatë në veri të Londrës.


Marrëveshja tejkalon rekordin e mëparshëm të transferimit të klubit londinez prej 65 milionë funtesh të Dominic Solanke nga Bournemouth.

“Jemi të kënaqur të njoftojmë nënshkrimin e Mateus Fernandes. Mesfushori 21-vjeçar i kombëtares portugeze vjen nga West Ham United”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Tottenhami ka qenë i zënë në fillimin e afati kalimtar veror, me Fernandesin që është blerja e dytë me shuma të mëdha parash pas mbrojtësit Jan Paul van Hecke, i cili u bashkua për 60 milionë eurosh nga Brighton.

Ata kanë sjellë gjithashtu mbrojtësit Andy Robertson dhe Marcos Senesi, si dhe portierin Martin Dubravka si transferime të lira.

Ardhjet mund të mos mbarojnë me kaq, me Spurs që po i afrohen mesfushorit të Newcastle United, Sandro Tonali, i cili gjithashtu mund të thyer rekordin e blerjeve, pasi oferta peshon rreth 120 milionë euro për yllin italian.

Fernandes iu bashkua West Ham nga Southampton verën e kaluar për një tarifë prej afërsisht 45 milionë eurosh pas rënies së ‘Saints’ nga kategoria.

Ai u paraqit në të 38 ndeshjet e Ligës Premier për “Çekanët”, duke shënuar katër gola në një tjetër sezon që përfundoi me rënien nga kategoria.

Fernandes debutoi me kombëtaren e Portugalisë në prill, por nuk u zgjodh nga Roberto Martinez për Kupën e Botës këtë verë. /Telegrafi/

telegrafi sport app