LAJMI I FUNDIT:

Goal zgjedh formacionin më të mirë të sezonit në Ligën Premier – Dominojnë lojtarët e City, mungon Salah

Goal zgjedh formacionin më të mirë të sezonit në Ligën Premier – Dominojnë lojtarët e City, mungon Salah
Foto: Goal/Getty

Portali i njohur sportiv Goal.com ka zgjedhur formacionin më të mirë të sezonit 2018/18 në Ligën Premier.

Sezoni i rregullt në Ligën Premier ka përfunduar, ku Manchester City është shpallur kampion me gjithsej 98 pikë.

Qytetarët janë pikërisht ekipi që ka dominuar formacionin më të mirë të sezonit të zgjedhur nga Goal.com.

Man City fiton garën e zjarrtë me Liverpoolin dhe shpallet kampion në Ligën Premier
Lexo po ashtu Man City fiton garën e zjarrtë me Liverpoolin dhe shpallet kampion në Ligën Premier

Ekipi i Pep Guardiolas ka plot gjashtë futbollistë në këtë formacion, i ndjekur nga Liverpoolit me katër dhe Chelsea me një.

Nga City vend kanë zënë portieri Ederson, mbrojtësi Aymeric Laporte, mesfushorët Fernandinho dhe Bernardo Silva dhe sulmuesit Sergio Aguero dhe Raheem Sterling.

Lojtarët e Cityt dominuan formacionin (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Liverpooli përfaqësohet nga treshja e mbrojtjes: Trent Alexander-Arnold, Virgil Van Dijk dhe Andy Robertonson, ndërsa gjendet edhe sulmuesi Sadio Mane.

Chelsea përfaqësohet vetëm nga ylli belg, Eden Hazard, ndërsa skuadrat si Tottenham Hotspur, Arsenal dhe Manchester Unitedi nuk kanë asnjë lojtar.

Mane dhe Van Dijk janë në formacion, por jo edhe Salah (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Befasia më e madhe e këtij formacioni janë mungesa e dy golashënuesve më të mirë të sezonit, Mohamed Salah dhe Pierre-Emerick Aubameyang.

Formacioni më i mirë sipas Goal.com: Ederson; Alexander-Arnold, Van Dijk, Laporte, Robertson; Bernardo, Fernandinho, Hazard; Sterling, Aguero, Mane

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Bundesliga
Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori