LAJMI I FUNDIT:

Formacioni i ‘ëndrrave’ për Juventusin – Ronaldo e Messi në një skuadër me tri transferime të reja

Formacioni i ‘ëndrrave’ për Juventusin – Ronaldo e Messi në një skuadër me tri transferime të reja

Është duke u raportuar se Juventusi është futur në garë për transferimin e Lionel Messit në këtë verë nga Barcelona.

Të gjithë mediat ndërkombëtare janë duke raportuar se ylli argjentinas ka ndarë mendjen që në këtë afat të largohet nga skuadra katalunase.


Në të martën e kësaj jave, 33-vjeçari dorëzoi letrën për largim nga klubi, pas shumë pakënaqësive që kanë ndodhur në muajin gusht, e zanafilla e problemit kishte filluar para pesë vitesh, kur presidenti Josep Maria Bartomeu kishte filluar me transferime të dështuar që i kushtuan Bluagranasve rreth një miliard euro.

L'Equipe: Juventusi është në garë për Lionel Messin
Lexo po ashtu L'Equipe: Juventusi është në garë për Lionel Messin

Messi te Juventusi?

Është korrekte të thuhet se Manchester City po i prinë garës për transferimin e gjashtë herë fituesit të Topit të Artë, por L’Equipe raporton se Zonja e Vjetër e konsideron seriozisht transferimin e argjentinasit në Torino.

Sipas mediumit francez, kampioni nga Serie A ka filluar kontaktet me babin e Messit që njëherësh është edhe agjenti i tij për të diskutuar rreth një mundësie për ndërtimin e një super skuadre me Cristiano Ronaldon.

Edhe pse tifozët e shikojnë si më të mundshëm ribashkimin e argjentinasit me Pep Guardiolën, më interesante do të ishte ta shikosh atë në një formacion me rivalin e tij të përjetshëm, CR7.

Si mund të duket formacioni i Juventusit për edicionin 2020/21

Nuk është vetëm Messi që ka zgjuar interesimin e Bianconerëve që tashmë kanë transferuar Arthur Melon pikërisht nga Barcelona dhe Dejan Kulusevskin nga Parma.

Në listën e Juventusit është edhe Nelson Semedo, po ashtu i katalunasëve, që është vënë në listën e shitjeve nga klubi.

Ronaldo do të ishte sulmues qendror, ndërsa në krah do të vendoseshin Dybala e Messi.

Mesfusha do të përbëhej nga Adrien Rabiot e Melo, ndërsa Kulusevski më i tërhequr mbrapa.

Në mbrojtje do të ishin, Alex Sandro, Leonardo Bonucci, Matthijs de Ligt dhe Semedo, derisa në portë është i paluajtshmi Wojciech Szczesny. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A e dini se për çfarë shërben gjysmërrethi në buzë të zonës së penalltisë? Këtu është rasti i vetëm në të cilin përdoret

A e dini se për çfarë shërben gjysmërrethi në buzë të zonës së penalltisë? Këtu është rasti i vetëm në të cilin përdoret

Ndërkombëtare
Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Bundesliga
Xavi tregon klasin e tij kur pyetet për ndeshjen Real Madrid-Man City para El Clasicos të së dielës

Xavi tregon klasin e tij kur pyetet për ndeshjen Real Madrid-Man City para El Clasicos të së dielës

La Liga
Si e “tradhtoi” Rudiger shokun e tij më të mirë në futboll gjatë ekzekutimit të penalltive në Man City-Real

Si e “tradhtoi” Rudiger shokun e tij më të mirë në futboll gjatë ekzekutimit të penalltive në Man City-Real

Liga e Kampionëve
Të kritikuar për lojën që bën ndaj Cityt, Ancelotti tregon se çfarë do të bëjnë ndaj Barcelonës

Të kritikuar për lojën që bën ndaj Cityt, Ancelotti tregon se çfarë do të bëjnë ndaj Barcelonës

La Liga
Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Bundesliga
Kalo në kategori