LAJMI I FUNDIT:

Forbes publikon listën e futbollistëve më të paguar në botë: ‘Mbreti’ rimerr fronin, Messi i dyti

Forbes publikon listën e futbollistëve më të paguar në botë: ‘Mbreti’ rimerr fronin, Messi i dyti

Revista prestigjioze Forbes ka publikuar listën më të re me 11-të futbollistët më të paguar në botë, ku Cristiano Ronaldo prinë, ndërsa pas tij vjen Lionel Messi i dyti dhe Neymar Jr i treti.

Paratë e Superligës së Arabisë Sauditë “kanë ndryshuar lojën” në afatin kalimtar të transferimeve. Klubet e mëdha saudite kanë ndryshuar tërësisht rrjedhën e kontratave të reja për lojtarët, duke i paguar me shuma të mëdha.


Kështu, në listën e publikuar nga Forbes për lojtarët më të paguar për vitin 2023, katër vijnë nga Superliga e Arabisë Saudite dhe vetëm gjashtë nga Evropa.

Diçka e paimagjinueshme disa sezone më parë. Për më tepër, në këtë listë nuk ka asnjë lojtar nga Real Madrid dhe vetëm një nga Barcelona.

Lojtari më i paguar për vitin 2023 është Ronaldo, i cili do të fitojë plot 260 milionë euro, ku 200 milionë vijnë nga kontrata me Al Nassr dhe 60 milionë euro fitime tjera jashtë fushës nga sponsorizimet.

Në vendin e dytë renditet Messi me 135 milionë euro fitime, i cili fiton 65 milionë euro nga kontrata me Inter Milanin dhe 70 milionë jashtë fushës,  ndërsa podiumin e plotëson Neymar me 112 milionë euro time.

Pas tyre në dhjetëshe vijnë emra si Kylian Mbappe (110 milionë euro), Karim Benzema, Erling Haaland, Mohamed Salah, Sadio Mane, Kevin de Bruyne, Harry Kane dhe Robert Lewandowski (34 milionë euro).

Më poshtë e keni listën e publikuar nga Forbes

11.Robert Lewandowski – 34 milionë euro

24 milionë euro kontratë nga Barcelona – 10 milionë euro nga sponsorët

10.Harry Kane – 36 milionë euro

26 milionë euro kontratë nga Bayern Munich – 10 milionë euro nga sponsorët

9.Kevin De Bruyne – 39 milionë euro

35 milionë euro nga kontrata me Man Cityn – 4 milionë euro nga sponsorët

8.Sadio Mane – 52 milionë euro

48 milionë euro nga kontrata me Al Nassr – 4 milionë euro nga sponsorët

7.Mohamed Salah – 53 milionë euro

35 milionë euro nga kontrata me Liverpoolin – 18 milionë euro nga sponsorët

6.Erling Haaland – 58 milionë euro

46 milionë euro nga kontrata me Man Cityn – 12 milionë euro nga sponsorët

5.Karim Benzema – 106 milionë euro

100 milionë euro nga kontrata me Al Ittihad – 6 milionë euro nga sponsorët

4.Kylian Mbappe – 110 milionë euro

90 milionë euro nga kontrata me PSG – 20 milionë euro nga sponsorët

3.Neymar JR – 112 milionë euro

80 milionë euro nga kontrata me Al Hilal – 32 milionë euro nga sponsorët

2.Lionel Messi – 135 milionë euro

65 milionë euro nga kontrata me Inter Miami – 70 milionë euro nga sponsorët

1.Cristiano Ronaldo – 260 milionë euro

200 milionë euro nga kontrata me Al Nassr – 60 milionë euro nga sponsorët

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Bundesliga
Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Bundesliga
Ancelotti flet për shanset e Realit për të kaluar në finalen e Ligës së Kampionëve: Nuk e keni parë versionin më të mirë të Real Madridit

Ancelotti flet për shanset e Realit për të kaluar në finalen e Ligës së Kampionëve: Nuk e keni parë versionin më të mirë të Real Madridit

Liga e Kampionëve
Dy yjet e Realit për pak sa uk e humbën fluturimin për në Madrid, ata mbetën shumë vonë në Allianz Arena

Dy yjet e Realit për pak sa uk e humbën fluturimin për në Madrid, ata mbetën shumë vonë në Allianz Arena

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori