LAJMI I FUNDIT:

‘Fenomeni’ dhe arma e tij ‘vdekjeprurëse’, braziliani Ronaldo shënoi 88 gola duke dribluar portierët gjatë karrierës

‘Fenomeni’ dhe arma e tij ‘vdekjeprurëse’, braziliani Ronaldo shënoi 88 gola duke dribluar portierët gjatë karrierës

Sulmuesi legjendar brazilian, Ronaldo Nazario Da Lima shënoi 88 nga golat e tij duke rrëzuar apo edhe dribluar portierin kundërshtar.

Braziliani i njohur shënoi 414 gola në 616 paraqitje për klubin dhe vendin gjatë gjithë karrierës së tij si futbollist.


Një nga ‘armët’ e tij më të mëdha ishte mënyra se si ai mund të kalonte portierët dhe kjo tregohet në këtë statistikë mbresëlënëse.

‘Fenomeni’ Ronaldo flet për kohën te Reali: Perez punësonte staf të sigurimit për të ndaluar festat e mia, por unë i dribloja edhe ata
Lexo po ashtu ‘Fenomeni’ Ronaldo flet për kohën te Reali: Perez punësonte staf të sigurimit për të ndaluar festat e mia, por unë i dribloja edhe ata

88 nga 414 golat e tij përfshijnë rrëzimin dhe driblimin e portierit dhe shënimin e golave në rrjetën e zbrazët, një shifër marramendëse prej 21 për qind.

Është një arritje mahnitëse për një nga sulmuesit më të mëdhenj të botës.

I quajtur shpesh si ‘R9’ apo edhe ‘Fenomeni’, ish-ylli brazilian fitoi një mori trofesh në karrierën e tij, përfshirë dy Kupa të Botës me Brazilin.

Ai gjithashtu përfaqësoi disa nga klubet më të mëdha në botë, duke përfshirë Barcelonën, Interin, Real Madridin dhe Milanin.

Ajo që i lejoi atij aq shumë shanse për të shënuar në porta të zbrazëta ishte kontrolli i tij i jashtëzakonshëm me topin që i lejonte atij t’i driblonte me lehtësi portierët.

Ronaldo ishte i paparashikueshëm në lëvizjet e tij dhe e bëri të vështirë për të ndaluar në çfarëdo lloj forme.

Tifozët renditin 10 lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave – Messi i dyti, Ronaldo i katërti
Lexo po ashtu Tifozët renditin 10 lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave – Messi i dyti, Ronaldo i katërti

Në moshën 23 vjeç, ai kishte shënuar mbi 200 gola për klubin dhe vendin, ndërsa gjithashtu theu rekordin botëror të transferimeve dy herë.

Fatkeqësisht, ai pësoi shumë dëmtime serioze në gju dhe karriera e tij u përkufizua paksa, pasi Ronaldo mund të betonte emrin e tij si më i miri i të gjitha kohërave. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mbajeni atë", legjenda Adrian Mutu e konsideron Albion Rrahmanin si sulmuesin më të mirë në Rumani

Ligat tjera
El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

La Liga
Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për

Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për "frikën e Simeones" dhe Real Madridin për Florentino Perezin

La Liga
Kalo në kategori