LAJMI I FUNDIT:

Evra: Pogba do të qëndërojë te Unitedi

Evra: Pogba do të qëndërojë te Unitedi

Patrice Evra ka thënë se Paul Pogba do të qëndrojë te Manchester Unitedi, megjithëse nuk e di se sa do të mbetet objektivi i Real Madridit me gjigantët e Ligës Premier.

Pogba është lidhur me një largim nga Unitedi pasi Real Madridi dhe ish-klubi i tij, Juventus, thuhet se e duan fituesin e Kupës së Botës.


Mbretërit kanë shumë dëshirë ta sjellin Pogban në Santiago Bernabeu para se të mbyllet afati kalimtar, megjithëse Unitedi besohet se dëshirojnë një shifër rreth 200 milionë euro për të.

Raiola do të takohet me drejtuesit e Unitedit për të ardhmen e Pogbas
Lexo po ashtu Raiola do të takohet me drejtuesit e Unitedit për të ardhmen e Pogbas

Në fillim të këtij muaji, Evra pretendoi se Pogba nuk ndjehet i dashur te Unitedi, por e ka këshilluar bashkatdhetarin e tij që të qëndrojë në Old Trafford.

Pogba dhe Evra duke festuar një trofe me fanellën e Juventusit (Foto: Giuseppe Bellini/Getty Images/Guliver)

“Paul është i përqendruar, Paul është në Manchester dhe ai do të qëndrojë në Manchester”, ka thënë fillimisht Evra, i cili fitoi pesë tituj të Ligës  Premier dhe një Ligë të Kampionëve me Unitedin.

“Ka pasur diskutime, por është mirë për klubin dhe është mirë për të që ai të qëndroj. Tani duhet të përqendrohemi, do të shohim ndër vite nëse ai qëndron, por tani do të ishte e vështirë për të të largohej nga Manchesteri”.

Zidane e do vetëm Pogban
Lexo po ashtu Zidane e do vetëm Pogban

“Largimi në fund të afatit kalimtar kur sezoni tashmë ka filluar nuk bën. Shpresoj se ai do të ketë një sezon të shkëlqyeshëm me Manchester”.

“Paul, ai është vëllai im, kështu që ai është më i miri për mua. Nëse ai nuk është i lumtur, unë do t’i them Paulit të largohet. Nëse ai është i lumtur, unë do t’i them atij të qëndrojë. Por, për t’ju thënë të vërtetën, do ta këshilloja që të qëndronte”, përfundoi francezi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori