LAJMI I FUNDIT:

Ëndrra e bërë realitet e dy fëmijëve që ishin miq– nga futbollistë të dalluar në trajner që mund të fitojnë titullin në dy kampionatet kryesore  

Ëndrra e bërë realitet e dy fëmijëve që ishin miq– nga futbollistë të dalluar në trajner që mund të fitojnë titullin në dy kampionatet kryesore  

Kishte disa muaj që një foto e mahnitshme e fëmijërisë së Mikel Artetas dhe Xabi Alonsos ishte bërë virale në rrjetet sociale, tashmë të dy trajnerëve të njohur.

Arteta dhe Alonso, si fëmijë luanin për skuadrën e San Sebastian Antiguoko përpara se të shkonin në rrugë të ndara për të ndjekur karrierën e tyre.


Dyshja u takuan përsëri në 2005 kur Arteta iu bashkua Ligës Premier me Evertonin, ndërsa Alonso ishte tashmë e Liverpool në Merseyside.

Arteta më pas u largua nga Toffees për Arsenalin në vitin 2011, ku luajti deri në vitin 2016 para se të bëhej trajner në vitin 2019.

Ndërkohë, Alonso u largua nga Anfield në 2009 dhe u drejtua për në kryeqytetin spanjoll.

Më pas, legjenda e Liverpoolit kaloi gjashtë sezone në “Santiago Bernabeu” si lojtar, duke fituar La Ligën në vitin 2012 dhe më pas Ligën e Kampionëve  dy vjet më vonë.

Pas tre sezonesh në Bayern Munich, fituesi i Kupës së Botës 2010 u tërhoq dhe drejtoi ekipin e të rinjve të Real Madridit, përpara se të merrte skuadrën B të Real Sociedad.

Në vitin 2022, Alonso u bë trajneri i ekipit të parë për Bayer Leverkusen, ku që atëherë ai ka rënë në sy ë shumë klubeve të mëdha si Real Madrid, Bayern Munich dhe Liverpool.

Alonso e mori Leverkusenin para më shumë se një viti, kur ishte i dyti nga fundi pas tetë ndeshjeve të Bundesligës.

Spanjolli i ktheu gjërat dhe e dërgoi Leverkusenin në vendin e gjashtë në kampionat dhe deri në gjysmëfinalet e Ligës së Evropës.

Këtë sezon ai ka dominuar ligën pasi skuadra e tij qëndron në vendin e parë para Bayern Munich dhe afër titullit të kampionit.

Ai është në finale të Kupës së Gjermanisë dhe çerekfinale të Ligës së Evropës.

Në anën tjetër, Mikel Arteta, e nisi si trajner te Man City, duke punuar si ndihmësi i parë i Pep Gaurdiolas.

Pas kësaj ai u bashkua si trajner me Arsenalin, ku kishte bërë karrierë si lojtar.

Ai fitoi Fa Cup dhe dy herë FA Community Shield, ndërsa vitin e shkuar iu afrua edhe titullit të kampionit.

Yjet që nisen karrierën së bashku (Foto)
Lexo po ashtu Yjet që nisen karrierën së bashku (Foto)

Këtë vit ai është lider me Arsenalin dhe luan edhe në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Pra karriera e dy shokëve që ishin të vegjël, ka tejkaluar çdo imagjinatë, duke u kthyer në trajnerë të mëdhë, që mund të fitojnë titullin në Ligën Premier dhe Bundesliga, dy prej kampionateve më të forta në botë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjiganti i Ligës Premier po konsideron seriozisht transferimin e Grealish

Gjiganti i Ligës Premier po konsideron seriozisht transferimin e Grealish

Premier League
Paralajmërimi 'bombë' në Old Trafford - Man Utd vendos gjithë skuadrën në shitje, përveç tre lojtarëve

Paralajmërimi 'bombë' në Old Trafford - Man Utd vendos gjithë skuadrën në shitje, përveç tre lojtarëve

Premier League
'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

Ndërkombëtare
Lojtari më i dashur i Kloppit tek Liverpooli mund të largohet pas vetëm një sezoni

Lojtari më i dashur i Kloppit tek Liverpooli mund të largohet pas vetëm një sezoni

Premier League
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Premier League
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori