ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Sulmuesi i Bayern Munichut, Michael Olise, nuk e fsheh më dëshirën e tij për t'u transferuar te Real Madridi gjatë kësaj vere.

Sipas raportimeve nga mediat franceze, 23-vjeçari ua ka bërë të qartë njerëzve të afërt dhe bashkëlojtarëve të tij se ëndrra e tij është të veshë fanellën e gjigantit spanjoll, ndërsa ka kërkuar edhe informacione nga futbollistët e kombëtares franceze që kanë lidhje me klubin madrilen.


Ndërkohë, një nga personat që po përpiqet ta ndryshojë mendimin e tij është bashkëlojtari te Bayern Munich dhe te Franca, Dayot Upamecano.

Mbrojtësi francez, i cili zhvilloi një Kupë të Botës në nivel të lartë, ka nisur një "mision" për ta bindur Olisen të mos largohet nga kampioni gjerman.

Sipas raportimeve, Upamecano e ka ngacmuar shpesh me batuta si: "Nuk mund të largohesh!", por përtej humorit ai ka një argument të fortë.

Ai beson se Bayerni vazhdon të jetë një nga klubet më të mira në Evropë, ku Olise mund të fitojë trofe të rëndësishëm dhe të vazhdojë zhvillimin e tij në një ambient konkurrues.

Megjithatë, dëshira e sulmuesit për t'u transferuar te Real Madridi duket se është e madhe dhe nuk ka kaluar pa u vënë re brenda klubit bavarez.

Olise konsiderohet si një nga talentet më të spikatura të futbollit evropian dhe një transferim i mundshëm në "Santiago Bernabéu" do të ishte një nga lëvizjet më të bujshme të këtij afti kalimtar./Telegrafi/

telegrafi sport app