Chelsea do të shqyrtojë vetëm një ofertë shumë të lartë për yllin e ekipit, pavarësisht interesit të Man Cityt

Chelsea nuk ka ndërmend të ndahet lehtë me Pedro Neton pavarësisht interesit në rritje nga klubet tjera për sulmuesin anësor portugez.
Manchester City është ndër klubet që po shqyrtojnë një transferim të mundshëm të Netos, me kontakte të drejtpërdrejta që tashmë janë bërë me përfaqësuesit e lojtarit.
Megjithatë, sipas Daily Mail, Chelsea nuk ka bërë publikisht një vlerësim për yllin portugez dhe do të kërkonte një tarifë të konsiderueshme përpara se të merrte në konsideratë largimin e tij.
“Blutë” besojnë se sulmuesit anësor janë veçanërisht të vlefshëm në tregun aktual të transferimeve dhe kanë vënë re tarifat e mëdha që paguhen për lojtarët në atë pozicion.
Chelsea po bazohet te transferimi i Yan Diomande nga Real Madridi, me gjigantët spanjollë që vendosen të paguajnë rreth 130-140 milionë euro për të nënshkruar me anësorin e RB Leipzig, si një shembull i tregut aktual.

Neto mbetet shumë i vlerësuar brenda ekipit në ‘Stamford Bridge’, që do të thotë se Chelsea do ta konsideronte shitjen e tij vetëm nëse arrin një ofertë e konsiderueshme.
Vlera e 26-vjecarit në treg vlerësohet të jetë 60 milionë euro, por Blutë nëse vendosin ta shesin do të synonin nga 80 milionë në 100 milionë euro. /Telegrafi/












































