LAJMI I FUNDIT:

Emerson Royal u largua nga Barcelona 29 ditë pasi u njoftua klauzola e tij e ‘çmendur’

Emerson Royal u largua nga Barcelona 29 ditë pasi u njoftua klauzola e tij e ‘çmendur’

Emerson Royal u largua nga Barcelona për te Tottenham Hotspur në një marrëveshje prej 30 milionë eurosh (26 milionë funte) vetëm 29 ditë pasi presidenti Joan Laporta njoftoi se kishte një klauzolë lirimi prej 300 milionë eurosh në kontratën e tij.

Braziliani nënshkroi për Blaugranasit në një “operacion të përbashkët financiar” me Real Betisin, me dy klubet që ndajnë tarifën e transferimit.


Ai kaloi dy sezone me Betisin para se Barca ta blinte plotësisht në qershor për 9 milionë euro dhe t’i jepte një kontratë trevjeçare.

Emerson u prezantua zyrtarisht si lojtar i katalunasve më 2 gusht dhe Laporta tha se ishte “i sigurt” se lojtari “do të arrinte shumë sukses këtu dhe do të kalonte mirë”.

Ai gjithashtu shpresonte që 22-vjeçari të luante me klubin katalanas për shumë vite.

Por, kjo nuk ka ndodhur. Pasi luajti tre ndeshje në La Liga me Barçën këtë sezon, Emerson u bashkua me Spurs në ditën e fundit të afatit të transferimeve.

Emerson, i cili luajti në Copa America këtë verë me Brazilin, ka nënshkruar një kontratë me Spurs deri në vitin 2026. Ai do të veshë fanellën Nr.12 dhe do të garojë së bashku me Japhet Tanganga dhe Matt Doherty për skuadrën e Nuno Espirito Santo.

Pavarësisht se koha e tij në Camp Nou përfundoi shumë shpejt, Emerson ndau krenarinë e tij të madhe për përmbushjen e një ëndrre të fëmijërisë për të veshur fanellën e Barçës. /Telegrafi/