LAJMI I FUNDIT:

Elita e basketbollit kosovar starton sot me xhiron e dytë

Elita e basketbollit kosovar starton sot me xhiron e dytë

Xhiroja e dytë në Prince Caffe Superligën e Kosovës do të sjellë ndeshje shumë interesante.

Ndeshja e parë do të zhvillohet ndërmjet kampionit aktual, Golden Eagle Yllit dhe kampionit të trembëdhjetëfishtë të Kosovës, Sigal Prishtinës.


Te Ylli rikthehet trajneri Adis Beciragiq, i cili mori pjesë në Kampionatin Evropian të basketbollit me Bosnje e Hercegovinën, kurse te Prishtina u largua trajneri Ekrem Memnun. Të dy skuadrat pësuan në xhiron e parë. Therandasit pësuan nga Rahoveci me rezultat 90:88, kurse prishtinasit nga Peja 70:76.

Sfida e dytë e ditës së shtunë zhvillohet mes Ponte Prizrenit dhe Pejës. Prizrenasit kërkojnë fitoren e parë në këtë edicion, pas humbjes nga mitrovicasit në xhiron e parë, kurse pejanët hyn pas fitores ndaj kryeqytetasve dhe do të mundohen të vazhdojnë serinë pozitive.

Trepça është në kërkim të fitores së dytë, pas asaj ndaj Ponte Prizrenit, ku do të përballet me rivalin e vjetër të basketbollit të Kosovës, Bashkimin, që po ashtu e nisi kampionatin me fitore (duke mundur Vëllaznimin). Përballja pritet të jetë interesante, ndërsa interesimi këtë edicion për basketboll në qytetin e Mitrovicës është shumë i madh.

Takimi i fundit është mes Vëllaznimit dhe Rahovecit. Kuqezinjtë janë rikthyer pas një viti në Superligë dhe synojnë të mbesin në elitën e basketbollit, ndërsa Vreshtarët hyn për fitoren e dytë në këtë edicion.

Java 2

E shtunë

17:00 Golden Eagle Ylli – Sigal Prishtina
19:00 Ponte Prizreni – Peja

E diel

17:00 Trepça – Bashkimi
19:00 Vëllaznimi – Rahoveci

Në trend Sport

Më shumë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Liga e Kampionëve
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Ligat tjera
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit  - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori