LAJMI I FUNDIT:

E mposhti Realin në miqësore, Allegri flet për objektivat e Juventusit

E mposhti Realin në miqësore, Allegri flet për objektivat e Juventusit

Juventusi ka mposhtur Real Madridin në një miqësore luksi 3-1 të zhvilluar në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Massimiliano Allegri e ka cilësuar si pozitive ndeshjen ndaj gjigantit spanjoll.


Trajneri italian ka folur edhe për objektivat e Juventusit, ku ka thënë se qëllimi është të rikthehen në Ligën e Kampionëve duke mos e përmendur titullin e kampionit.

Spektakël para mbi 60 mijë tifozëve, Juventusi mposht Real Madridin në SHBA
Lexo po ashtu Spektakël para mbi 60 mijë tifozëve, Juventusi mposht Real Madridin në SHBA

“E përfunduam mirë turneun, luajtëm kundër një skuadre e cila është shumë mirë si në aspektin teknik ashtu edhe në atë fizik. Luajtëm shumë mirë 25 minutat e para më pas ishte normale që niveli i lojës së kundërshtarit të rritej pasi i dimë shumë mirë cilësitë e tyre”.

“Megjithatë, kundër Realit u mbrojtëm mirë edhe pse pjesën e dytë e humbëm disa herë topin në zona të rrezikshme, plus që temperaturat këtu në Florida janë shumë të larta dhe ato ndikuan në lojën tonë. Gjithsesi më pëlqeu mënyra sesi e interpretuam ndeshjen”, tha Allegri.

Danilo befason të gjithë me deklaratën e tij, përkrah vendimin për përjashtimin e Juventusit nga Liga e Konferencës
Lexo po ashtu Danilo befason të gjithë me deklaratën e tij, përkrah vendimin për përjashtimin e Juventusit nga Liga e Konferencës

Allegri thotë se jashtë garave evropiane mbetën për çështjeve jo sportive, derisa për sezonin e ri objektivi është të rikthehen në Ligën e Kampionëve.

“Jashtë garave evropiane mbetën për çështje josportive, pasi në kampionat u renditëm të tretët po të mos ishte për ato 10 pikë që na u zbritën”.

“Këtë sezon duhet të përqëndrohemi në maksimum në mënyrë që të rikthehemi në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024-2025”, deklaroi trajneri italian. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ousmane Dembele: Ashtu siç tha Marcel Desailly, Mbappe do të transferohet në Ligën Saudite

Ousmane Dembele: Ashtu siç tha Marcel Desailly, Mbappe do të transferohet në Ligën Saudite

Ligue 1
As te Barcelona e as te Real Madridi - mësohet se ku po transferohet Messinho

As te Barcelona e as te Real Madridi - mësohet se ku po transferohet Messinho

Premier League
Allegri humbi durimin -hoqi xhaketën, kravatën dhe pothuajse edhe këmishën në momentet e fundit të ndeshjes kur u përjashtua

Allegri humbi durimin -hoqi xhaketën, kravatën dhe pothuajse edhe këmishën në momentet e fundit të ndeshjes kur u përjashtua

Serie A
Ten Hag u vërshëllye nga tifozët në Old Trafford

Ten Hag u vërshëllye nga tifozët në Old Trafford

Premier League
Pep Guardiola emëron një lojtar që e ndaloi Arsenalin të bëhej kampion i Ligës Premier

Pep Guardiola emëron një lojtar që e ndaloi Arsenalin të bëhej kampion i Ligës Premier

Premier League
Ish lojtari i Liverpoolit dhe Anglisë,  tani 32 vjeç në kërkim të një klubit të ri përmes LinkedIn

Ish lojtari i Liverpoolit dhe Anglisë, tani 32 vjeç në kërkim të një klubit të ri përmes LinkedIn

Premier League
Kalo në kategori