LAJMI I FUNDIT:

Spektakël para mbi 60 mijë tifozëve, Juventusi mposht Real Madridin në SHBA

Spektakël para mbi 60 mijë tifozëve, Juventusi mposht Real Madridin në SHBA

Juventus dhe Real Madrid kanë zhvilluar një miqësore luksi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Dueli mes dy gjigantëve evropianë u luajt në Camping World Stadium të Orlandos ku prezent ishin 63 mijë tifozë.

Zonja e Vjetër e ka fituar këtë ndeshje me rezultat 3-1, derisa goli i parë erdhi vetëm pas 48 sekondave lojë.


Ishte Moise Kean që u gjend bukur afër portës dhe realizoi me lehtësi për 1-0.

Kur kaluan 20 minuta lojë, gjiganti italian e ngriti epërsinë në 2-0, ku kësaj radhe realizoi sulmuesi amerikan Thimoty Weah.

Në pjesën e parë u realizua edhe një gol tjetër, ku ishin mysafirët që gjetën golin me Vinicius Junior pas asistimit nga Toni Kroos për 2-1.

Pjesa e dytë ishte më e qetë pasi dy trajnerët bën ndryshime të mëdha në formacion.

Gjithsesi për golin e tretë u përkujdes Dusan Vlahovic që realizoi në minutën e ndeshjes për rezultatin përfundimtar 3-1. /Telegrafi/