Reperi Noizy ditë më parë ngacmoi këngëtaren shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha.

Kjo e fundit, teksa hyri në një lidhje direkte me fansat e saj në Instagram, rap-artisti i komentoi duke i shkruar se këngëtarja "e ka kokën e madhe".


bebe rexha

Megjithatë, duket se këtë ngacmim ai nuk e ka pasur për seriozisht, pasi së fundmi ka publikuar në InstaStory një video të shkurtër nga kënga e re e Bebe Rexhës, për t'i dalë në mbështetje asaj.

“Suportoj të gjitha kokat e mëdha në mbarë botën”, ka shkruar ai në InstaStory.

nojz

Me këtë ai ka lënë të kuptohet se nuk e ka pasur në aspektin negativ komentin për artisten, por thjeshtë e ka bërë për shaka.

Përndryshe, Noizy ruan raporte të mira me disa nga familjarët e këngëtares me renome ndërkombëtare.

Përndryshe, kënga e fundit e Bebe Rexhës "Last Hurrah" është pritur mirë nga fansat, dhe është ngjitur lart në top listat britanike dhe amerikane. /Telegrafi/