LAJMI I FUNDIT:

Dita e ndeshjeve në Ligën e Kampionëve, shumë përballje interesante

Dita e ndeshjeve në Ligën e Kampionëve, shumë përballje interesante

Sot (e mërkurë) janë në orar për t’u zhvilluar ndeshjet e pesta të grupeve në Ligën e Kampionëve 2023/24.

Pas tri javëve pushim, ethet e Ligës së Kampionëve u rikthyen dje (e martë) me shumë ndeshje interesante, ndërsa edhe sot shumë skuadra që kërkojnë kualifikimin dhe disa tjera duan pikët e plota për ta provuar fatin në ndeshjen e fundit.


Ndeshja kryesore e mbrëmjes padyshim se do të jetë ajo mes Real Madridit dhe Napolit, edhe pse Los Blancos e kanë siguruar kualifikimin tashmë. Në ndeshjen tjetër të grupit, Braga e pret Union Berlin dhe dy ekipet do të tentojnë fitoren pasi tri pikë do t’i linin në garë për kualifikim.

Interesant do të jetë edhe në grupin A, ku Galatasaray pret Manchester Unitedin dhe dy ekipet duan vetëm fitore për të bërë një hap tutje për kualifikim. Në ndeshjen tjetër, Bayern Munichu e pret Copenhagen për prestigj, por danezët me fitore mbesin në garë për pozitën e dytë.

Në Grupin D, Benfica e pret Interin dhe Real Sociedad është nikoqir i Salzburgut. Interi dhe Sociedadi janë kualifikuar tashmë, ndërsa Benfica dhe Salzburgu synojnë pozitën e tretë.

Në Grupin B, Arsenali synon fitore ndaj Lensit për të siguruar kualifikimin, ndërsa Sevilla shpreson në fitore ndaj PSV për të barazuar me pikë dhe për të mbetur në garë për vendin e dytë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Bundesliga
Salah pyetet për përplasjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Salah pyetet për përplasjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Premier League
Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori