Yaya Toure shkruan histori si trajner i Slovan Bratislava

Trajneri i Slovan Bratislava, Yaya Toure, bëri histori në Ligën e Kampionëve, pasi siguroi kualifikimin në fazën e ligës.
Pasi mposhti Celjen me rezultatin e përgjithshëm 3-2 (1-1, 2-1), klubi sllovak u kualifikua në fazën kryesore të Ligës së Kampionëve, dhe Toure u bë trajneri i parë afrikan në histori që udhëhoqi një ekip në këtë fazë të turneut.
Më parë, afrikani i parë që drejtoi një klub në Ligën e Kampionëve ishte Emmanuel Egbo. Në vitin 2020, ai ishte në krye të Tiranës, por skuadra shqiptare nuk arriti të kualifikohej për grupe, duke u eliminuar më herët.
Yaya Touré has become the first African manager to take a team to the Champions League group stage 📈
The dressing room scenes last night 🙌
(via @SKSlovan) pic.twitter.com/D4i5Yf4urh
— Football on TNT Sports (@footballontnt) August 27, 2026
Kujtojmë që Toure mori drejtimin e ekipit sllovak në qershor. Për 43-vjeçarin nga Bregu i Fildishtë, kjo është puna e tij e parë si trajner kryesor.
Më parë, ai punoi në akademinë e Tottenham Hotspur dhe ishte asistent i Roberto Mancini me ekipin kombëtar të Arabisë Saudite. /Telegrafi/











































