LAJMI I FUNDIT:

Darmian: Pogbas i intereson për Manchester Unitedin

Darmian: Pogbas i intereson për Manchester Unitedin

Mateo Darmian ka thënë se eksperienca e tij te Manchester United ishte fantastike, do t’i ofronte Ole Gunnar Solskjaerit një kontratë afatgjate dhe Paul Pogbas i intereson për klubin.

Mbrojtësi italian ka luajtur 92 ndeshjet për Djajtë e Kuq, nga viti 2015 deri në vitin 2019, duke kaluar në verën e kaluar te Parma.


“United ishte një aventurë e mrekullueshme dhe do të mbajë në mend gjatë gjithë jetës”, ka thënë ai.

Matteo Darmian (Foto: Getty Images/Guliver)

“Ole Gunnar Solskjaer është një trajner fantastik dhe po të isha unë në krye të United, do t’i ofroja kontratë afatgjate”.

“Sa i përket punës së Paul Pogbas, unë mendoj se ai është një kampion i vërtetë, një lojtar i shkëlqyer, mirëpo njerëzit e paragjykojnë”.

“Atij me të vërtetë i intereson për klubin dhe jep gjithçka nga vetja që United të ketë sukses”.

Interi projekton planin për blerjen e Pogbas
Lexo po ashtu Interi projekton planin për blerjen e Pogbas

“Pogba ka qenë në qendër të kritikave, por paraqitjet e tij kanë qenë në nivel të lartë dhe nuk mendoj se tifozët atje duhet të trajtojnë atë ashtu”, ka shtuar më tej Darmian.

Mesfushori francez aktualisht po kërkohet nga Real Madridi, Juventusi dhe Interi, e duket se Manchester United do të shesë atë në këtë verë. /Telegrafi/