LAJMI I FUNDIT:

Daja: Kjo fitore na jep qetësi

Daja: Kjo fitore na jep qetësi
Foto nga arkivi

Ballkani ka vazhduar me fitore dhe po vazhdon marshimin drejt titullit kampion.

Kampioni në fuqi i Kosovës ka arritur të mposht para adhuruesve të vet Dukagjinin e Klinës me rezultat 3-1.


Nazmi Gripshi, Almir Kryeziu dhe Bleart Tolaj kanë realizuar golat e fitores për skuadrën e trajnerit Ilir Daja.

Tekniku tiranas pas ndeshjes ka thënë se me këto tre pikë tanimë ekipi ka qetësi për vazhdimin e kampionatit.

Ballkani vazhdon me fitore, ndërpret serinë fantastike të Dukagjinit
Lexo po ashtu Ballkani vazhdon me fitore, ndërpret serinë fantastike të Dukagjinit

“Ne vazhdojmë me fitore dhe kjo është shumë e rëndësishme për neve, pasi po luajmë edhe në Evropë. Grupi nuk është më me 12 apo 13 lojtarë, por 16 e më tepër që janë të gatshëm për të treguar veten si në kampionat ashtu edhe në Evropë”.

“Besoj se vazhdimësia me fitore na bën me të qetë për vazhdimin e kampionatit. Është një fitore që na jep qetësinë për të vazhduar tutje”.

“Sigurisht fitoret janë pjesë shumë e mirë për grupin, i cili po shfaq mentalitet fituesi. E gjithë kjo ecuri pozitive ka një vlerë shumë të madhe, duke nxjerr në pah karakterin e jashtëzakonshëm me grupin”, ka thënë Daja për “ArtMotion” pas ndeshjes. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Bundesliga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Real Madridi në fazën finale të rinovimit të stadiumit - skybar është pjesa më luksoze e

Real Madridi në fazën finale të rinovimit të stadiumit - skybar është pjesa më luksoze e "Santiago Bernabeut" të ri

La Liga
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori