LAJMI I FUNDIT:

City, Liverpooli, PSG e Juve e duan Alaban – por ai ka plane tjera

City, Liverpooli, PSG e Juve e duan Alaban – por ai ka plane tjera
(Foto: Instagram/da_27)

Manchester City dhe Liverpooli janë në mesin e klubeve që po konkurrojnë për shërbimet e David Alabas, mirëpo mbrojtësi i Bayern Munichut nuk dëshiron të shkojë tek asnjëri prej tyre.

Raportohet se austriaku shpreson që të nënshkruajë ose për Real Madridin ose për Barcelonën.


28-vjeçari është në vitin e fundit të kontratës së tij në Allianz Arena dhe nuk është pranë arritjes së një marrëveshje për ta zgjatur qëndrimin.

(Foto: Instagram/da_27)

Në këtë mënyrë, ai do të bëhej futbollist i lirë në fund të sezonit aktual, ndërsa bisedimet për parakontratë do të mund t’i realizonte që në muajin janar.

Bayerni nuk dëshiron ta lejojë largimin e Alabas
Lexo po ashtu Bayerni nuk dëshiron ta lejojë largimin e Alabas

Sipas AS, City, Liverpooli, Paris Saint-Germaini e Juventusi e kanë shënjestruar Alaban. Ndërsa Sport Bild raporton se ai dëshiron të kalojë te njëri prej gjigantëve të La Ligas, Real ose Barca. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/da_27)