LAJMI I FUNDIT:

Carlo Ancelotti tregon datën se kur do të rikthehet në fushë Eder Militao

Carlo Ancelotti tregon datën se kur do të rikthehet në fushë Eder Militao

Carlo Ancelotti ka zbuluar datën kur mbrojtësi i Real Madridit, Eder Militao, do të rikthehet në aksion, teksa po vazhdon rikuperimin nga lëndimi në gju.

Mbrojtësi brazilian, i cili ka këputur ligamentin e kryqëzuar të përparmë (ACL) në ndeshjen e parë të sezonit në La Liga, pritet që me shumë gjasa të rikthehet në aksion në fund të marsit ose në fillim të prillit, ka konfirmuar tekniku italian.


“Militao do të rikthehet në prill ose në fund të marsit. Ai ka filluar të ndihet shumë mirë. Ne kemi menduar se pas lëndimit të Alabas, mund ta përdorim si opsion emergjent Tchouamenin i cili po ashtu ka bërë shumë mirë. Tani është një emergjencë absolute nëse Rudiger nuk luan, por është vetëm për një ndeshje. Nuk është për tërë sezonin pasi që Militao do të rikthehet”, është shprehur Ancelotti.

Italiani më pas ka lënë të kuptohet se ai mund të përdorë edhe Eduardo Camavingan si qendërmbrojtës në rast se është e nevojshme.

Krizë lëndimesh tek Real Madridi, pas Rudiger edhe një lojtar tjetër në dyshim për derbin
Lexo po ashtu Krizë lëndimesh tek Real Madridi, pas Rudiger edhe një lojtar tjetër në dyshim për derbin

“Ai nuk ka luajtur kurrë në atë pozitë, por i ka aftësitë. Ai e merr topin shumë shpejtë, është i fortë në duele dhe është shumë i shpejtë. Kam tri opsione dhe që të tria më japin mua besim. Mendoj se ne mund të bëjmë mirë ndaj Atleticos. Sipas mendimit tim, puna e qendërmbrojtësit është më e thjeshta në futboll sepse ju duhet të përdorni më shumë kokën se sa energjinë tuaj, për këtë arsye mendoj se që të tre mund të bëjnë mirë”, është shprehur Ancelotti.

“Los Blancos” ka pasur një listë të gjatë të lëndimeve që përfshijnë lojtarë si Thibaut Courtois, Alaba, Militao, por përsëri ata po udhëheqin garën për titull në La Liga, ndërsa janë duke shijuar një epërsi prej një pike ndaj Gironas dhe janë shtatë pikë mbi rivalin Barcelonën./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Serie A
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Ylli i West Ham i bindur se do ta ndalin Cityn: Arsenali shpallet kampion

Ylli i West Ham i bindur se do ta ndalin Cityn: Arsenali shpallet kampion

Premier League
Skuadra e inkuadruar në Ligën Premier dëshiron ta dobësojë Arsenalin, bën ofertë të lartë për dy yjet e Topçinjve

Skuadra e inkuadruar në Ligën Premier dëshiron ta dobësojë Arsenalin, bën ofertë të lartë për dy yjet e Topçinjve

Premier League
Kalo në kategori